• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E MAMURRASIT/ Babai i viktimës: Falim gjakun nëse thoni të vërtetën (VIDEO)
Home
Breaking News

MASAKRA E MAMURRASIT/ Babai i viktimës: Falim gjakun nëse thoni të vërtetën (VIDEO)

4 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Masakra e Mamurrasit është rikthyer sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ të Evis Ahmetit. Emisioni u shoqërua me përplasje deklaratash dhe qëndrimesh lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi tri vite më parë, ku pas një përplasje me armë u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi në qendër të Mamurrasit, më 23 shtator të vitit 2015, ku mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku. Teksa në studio motra e dy autorëve të ngjarjes, Tom dhe Enrik Mamli tregonte versionin e saj për krimin, pjesë e emisionit u bë edhe babai i viktimës, Idriz Tafa.


Ky i fundit në një lidhje telefonike për emisionin pohoi se familja Mamli gënjen, ndërsa akuzoi dy autorët se ditën e krimit kishin dalë enkas për të vrarë fëmijët e tij. Po ashtu ai tha se pak pas vrasjes së djalit të tij, ai mbeti i plagosur në kokë. Mes të tjerash ai tha se me familjen e autorëve nuk ka punë, ndërsa i kërkoi motrës së tyre që të tregonte të vërtetën dhe pas kësaj do t’ja falte krimin.

Më herët Valbona tha se familja e saj dhe ajo vet kishin marrë kërcënime nga familja e viktimës dhe se ata kishin frikën e hakmarrjes. “Ne qofte se shkel me në Mamurras do te zhdukim familjarisht”, u shpreh Valbona, teksa foli për kërcënimet e marra.

‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e babait të viktimës.
Zoti Tafa si ka ndodhur ngjarja?
Ata kanë dalë qëllimisht që të vrasin fëmijët e mi. Mua më shpëtoi Zoti. Kam ngelur i dëmtuar. Ata kanë ndjekur me makinë. Në 7 sekonda më kanë vrarë djalin. Më pas kanë qëlluar me breshëri me armë. Ata kanë falsifikuar gjithçka, do shkojë në burg edhe prokurori i çështjes. Ato që kanë thënë ata janë duke gënjyer. Më vjen keq për motrën e vet. Ajo nëse është zonjë, burrneshë, të tregojë të vërtetën. Për kokë të fëmijëve unë e fal. Vetëm të tregojë të vërtetën. Djali im ka qenë i dënuar me 4 muaj në Shqipëri dhe ka qenë i pafajshëm. Se di nëse ka qenë i dënuar jashtë.

A mund t’i shtrini dorën e pajtimit familjes Mamli?
Për mua jemi paguar nëse tregojnë të vërtetën. I fal nëse thonë të vërtetën. Duke treguar të vërtetën, fiton dhe ligji. Të vij edhe babai i vetë. Se ka qenë dhe ai kur më vranë djalin mua dhe më plagosën mua.

Ndërhyn motra e dy autorëve:
Vëllezërit e mi nuk kanë dalë për të vrarë njeri atë. Vëllezërit e mi, të ndjerin se kanë njohur fare. I madhi Zot e sheh të vërtetën, dhe s’ka as ministër e as shtet para tij.

Idriz Tafa: Unë i kam bërë gjë vëllezërve tuaj? Pse më qëlluan mua?
Motra: Ke qenë i rastësishëm. Mund të kisha qenë dhe unë aty duke lëvizur dhe mund të isha plagosur.
Idriz Tafa: Ata kanë qëlluar me kallashnikov. Ata janë rrahur, nuk janë dëmtuar dhe s’kanë marrë plagë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREGULLA TË "ARTA"/ Kështu mund të kujdeseni për dhëmbët tuaj
Previous article NUK NDANË DOT MENDJEN/ ​Mourinho: Manchester United nuk i duhet një...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT