• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E LUSHNJES/ Del VIDEO. Si u ekzekutuan me breshëri dy të rinjtë në 2017
Home
Breaking News

MASAKRA E LUSHNJES/ Del VIDEO. Si u ekzekutuan me breshëri dy të rinjtë në 2017

19 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

REPORT TV siguron videon ekskluzive të momentit të vrasjeve të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës. Ngjarja ndodhi në 11 tetor të vitit të kaluar, ndërsa autorët janë Laert Haxhia dhe Orges Bilbili. Në videon e siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha duket momenti kur Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hapin zjarr me automatik në lokal në datë 11 tetor të vitit të kaluar.

Pas vrasjeve, sikur duket nga video ekskluzive e publikuar në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga, autorët janë largua me shpejtësi rrufe me një makinë tip Benz, ndërsa edhe njerëzit që ndodhen pranë vendit të ngjarjes ikin me vrap.

Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar. Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por në atë moment nuk ndodhej në lokal.

Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë, ndërsa vrau edhe dy persona të tjerë.  Autorët janë në kërkim, ndërsa pak ditë më parë RENEA dhe FNSH rrethuan një banesë fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty, por në përfundim të operacionit mbeti i plagosur një i moshuar, ndërsa autorët nuk u gjendën.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh se dy personat që janë në kërkim vijojnë që të rrinë në Lushnje, pasi kanë garanci që nuk do të kapen. Ai tha se dy të rinjtë janë vrarë aksidentalisht, pasi objekitivi ishte Xhulio Shkurti.

Lushnja ka një histori ngjarjes ku është përfshirë edhe politika. Mënyra si ndodhi ngjarja, tre veta të armatosur që shëtisnin në mes të qytetit dhe dalin dhe hapin zjarr mbi një lokal mbi një grup njerëzit, aty zoti ka shpëtuar shumë njerëz. Dy djem të rinj humbën jetë. Edhe me kaq pasojat janë shumë të mëdha.

Të dalin haptazi në mes të qytetit, dhe madje janë persona në kërkim. Si është e mundur që dalin në mes të qytetit ditën për diell dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes qetësisht. Para një viti bënë atentat, pas një vriti vranë dy. Strukturat tona janë kaq të paafta dhe të korruptojnë dhe dalin lirisht, paralizojnë strukturat. Policia bëri 14 tentativa për ti kapur në një vit resht. Pse rrinë ata? Jo thjeshtë kanë bazat, por kanë garancinë që nuk do të preken, garanci nga ata që i kanë në dorë për ti kapur. Në Lushnje vijojnë që të ndodhin ngjarje të tjera.

Në dhjetor të vitit të kaluar janë larguar 13 familje në azil. Organizatat kriminale janë të mirë strukturuara. Unë që rri aty kam garanci që nuk do të kapem. Në vendin e ngjarjes kanë qenë tre autorë, kjo është ngjarje shumë e dokumentuar, pasi ka shumë informacion. Dy të rinjtë janë vrarë kot, objektivi ka qenë djali i Ramadan Shkurtit, Xhulio Shkurti, ai nuk ndodhej aty punë minutash. Çështje kohe. Policisë iu lidhën duart pas 2017. Një pjesë e grupit kanë bashkëpunuar dhe kultivuar kanabis me oficerë policisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET "Etihad Stadium"/ Lyon kalon në avantazh kundër Man City (VIDEO)
Previous article Çfarë ka ndodhur me instagramin e Noizyt? Reperi habit me vendimin e tij drastik dhe këtë deklaratë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT