• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E GËRDECIT/ Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës në GJKKO
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E GËRDECIT/ Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës në GJKKO

27 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës në gjykatë ku vijoi sot procesi gjyqësor për Fatmir Mediun i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

“Diten e ngjarjes kam qenë jashtë Shqipërisë me familjen time. Nuk më kujtohet se nga kush e mora vesh shpërthimin, por besoj që nga mediat’ ka thënë Berisha.

Berisha u pyet për komunikimet që ka pasur me Mihal Delijorgjin dhe Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe Fatmir Mediu.

Sipas SPAK ditën e ngjarjes ka pasur 5 telefonata me Mediun pas shpërthimit.. Shkëlzen Berisha e pranoi se ka pasur telefonata ditën e shpërthimit që i mori jetën 26 personave, por se nuk kanë qenë në lidhje me Gërdecin.

“Me Mediun njihem prej 1994, kemi patur marrëdhënie personale dhe miqësore. Nuk kemi bërë biseda për demontimin. Kam patur një bisedë me Mediun kur ndodhi shpërthimi, arsyeja ishte për çështje shëndetësore që lidheshin me Mesiun. Nuk kam fiksuar asnjë bisedë me Mediun përveç kësaj”

Nuk mbaj mend ndonje bisede me Mediun pas ngjarjes” ka thënë më tej.

Prokurorët e pyetën nëse njihej me Mihal Delijorgjin pronarin e fabrikës së demontimit të municioneve Alba – Demil.

Mihal Deliorgjin e njoh si sipërmarrës. E kam takuar vetëm një herë në 2008, pasi një klient donte të blinte një objekt në kompleksin e tij. Për këtë çëshjtje kam patur disa telefonata me të. Nuk e dija se me çfarë merrej konkretisht Mihali.

SPAK e vuri përpara faktit se kishte folur 44 herë nga janari në mars, 2018 kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. Shkëlzen Berisha tha se kishte pasur dijeni për aktivitetin e demontimit por nuk dinte se ku ndodhej

“Nuk kanë qenë telefonata per aktivitetij e tij në Gërdec” ka thënë ai.

Telefonata me Delijorgjin pasi kishte ndodhur shpërthimi kishte të bënte për të mësuar për fatin e burrit të tezes së vet i cili humbi jetën në atë masakër.

“Mihalin e mora në telefon kur ndodhi shpërthimi, për shkak se një familjar më kërkoi të interesohesha për shpërthimin. Mihal Delijorgji nuk kishte dijeni për fatin e të ndjerit” ka thënë në gjykatë.

Berisha ka pranuar para prokurorëve se ka takuar Bumçin dhe Mediun në zyrat e tyre gjatë kohës që kanë qenë në detyrë por e ka justifikuar me faktin se “nuk kanë pasur lidhje me VKM apo aktivitet tjetër për çështje politike e shoqërore që ka pasur me ta.

I pyetur nëse është marrë me aktivitet politik ai deklaroi se “nuk është marrë vetë por ka qenë mbështetës i PD-së’

Sa i takon ish ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi tha:

Me Aldo Bumcin njihem, kam marrëdhënie miqësirë, për shkak të përfshirjes së tij në politike. E njoh që prej vitit 2004. Bisedat me të kanë qenë personale. Sa i përket faksit, nuk e di se kush e nisi dhe as nuk njoh ndonjë person që ka nisur faksin me atë mbishkrim. Nuk kam bërë asnjë padi për faksin, por në dijeninë time Aldo Bumci e ka bërë një të tillë.

Ai u pyet nga avokatët nga avokati I familarjëve në lidhje me deklarimet që janë bërë nga Kosta Trebicka dhe kabllogramin e ambasadës së SHBA për deklarimet e Luan Hoxhës i cili ka thënë se djali I ish kryeministri I kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa

Shkëlzen Berisha u shpreh se ‘janë të pavërteta dhe nuk ka komunikuar ndonjëherë me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLZEN BERISHA DËSHMON PËR GËRDECIN/ Mediu: S’kam asnjë lidhje me procesin e demontimit. Bisedova me...
Previous article VULA E PD-SË/ Gjykata e Lartë e kthen çështjen në Apel

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT