• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E GËRDECIT/ Mbahet në GJKKO seanca gjyqësore, mungon Mediu! 113 pyetje për ekspertët
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E GËRDECIT/ Mbahet në GJKKO seanca gjyqësore, mungon Mediu! 113 pyetje për ekspertët

17 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca gjyqësore për masakrën e Gërdecit. Burime bëjnë me dije se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa mungon edhe avokati i tij mbrojtës Ardian Visha. I pranishëm është vetëm avokati Henrik Ligori.

Prokurori Klodian Braho kërkoi që të vazhdojë seanca në mungesë të Mediut, kërkësa u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi që ish-ministri të mbrohet vetëm nga avokati Ligori.

Gjykata relaton që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët. Në total 113 pyetje janë paraqitur nga mbrojtja e Mediut, ndërkohë në seancë nuk është paraqitur një nga ekspertët. Eksperti Ymer Stafa ka njoftuar gjykatën se mungon për arsye shëndetësore.

Prokurori Klodian Braho dhe avokati Ligori kanë kërkuar praninë e ekspertit që mungon.

Prokurori Klodian Braho: Nuk ka raport mjekësor për ekspertin që mungon dhe gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon që të jetë në seancë. Eksperti të thirret në gjykatë dhe të jap mendimin e tij. Ekspertët të marrin edhe pyetjet e reja dhe të formulojnë një dokument të vetëm. Të kemi edhe ne një kopje të pyetjeve që të jemi të përgatitur në seancë. Ekspertët të marrin kohën e nevojshme.

Henrik Ligori: Është e domosdoshme prania e ekspertit të 5, duhet të gjithë për tu përgjigjur. Të marrin kohën e nevojshme që të realizohet përgjigjja e të gjithëve.

Kujtojmë që seanca e 10 korrikut u ndërpre pas debateve në sallë për natyrën e pyetjeve nga avokati i Fatmir Mediut. Ardian Visha debatoi me gjyqtaren Irena Gjoka për presion ndaj ekspertëve dhe gjyqtarja urdhëroi nxjerrjen e tij jashtë sallës.

Çfarë ndodhi në 15 mars?
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 15 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “STRATEGJI VETËVRASËSE”/ Rama flet për rritjen e çmimeve në jug, mesazhi për pronarët vlonjatë: Do bini në…
Previous article ZBULOHET PARCELA ME KANABIS/ Arrestohet 60-vjeçari në Fushë-Krujë

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës Aktualitet

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT