• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E “GËRDECIT”/ Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë familjarëve të viktimave: Duhet të ishin pjesë e procesit…
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E “GËRDECIT”/ Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë familjarëve të viktimave: Duhet të ishin pjesë e procesit…

7 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dalë me vendim për padinë e familjarëve të Gërdecit. Gjykata e Strasburgut ka gjetur shkelje në procesin për tragjedinë e Gërdecit duke vendosur dëmshpërblim financiar për familjarët e disa prej viktimave.Gjykata Vlerëson se ka pasur shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut në çështjen për masakrën e “Gërdecit”.

Sipas vendimit të Strasburgut, familjarët e viktimave do duhej të ishin bërë pjesë e procesit që prej fillimit, ndërsa hetimi për ish-ministrin Fatmir Mediu është zvarritur.  Ky vendim i Strasburgut pritet të bëhet pjesë e procesit në GJKKO. Çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

“Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të aspektit procedural të nenit 2 të Konventës”.

Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj do të përfitojnë shpërblim 12 mijë euro, ndërsa në këtë tragjedi humbën djalin e tyre 7 vjeç, Erison Durdaj.

“Në momentin e shpërthimit Erison Durdaj, atëherë shtatë vjeç, kishte kaluar pranë objektit së bashku me kushëririn e tij, Roxhens Durdaj, duke i çuar drekën nënës së Roxhensit dhe tezes së Erisonit, i cili punonte në objekt. Erison Durdaj mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi dhe u transferua në një spital në Itali, ku vdiq më 3 prill 2008. Roxhens Durdaj, në atë kohë 11 vjeç, mbeti i plagosur rëndë nga flakët e shpërthimit. Aplikantët si dhe kërkuesi i dytë Alketa Hazizaj, ishin duke punuar në objekt dhe u plagosën rëndë nga shpërthimi’, thekson Strasburgu.

Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj kërkuan nga 25,000 euro secili për dëmin jopasuror. Aplikantët e tjerë kërkuan 10,000 euro për dëmin jomaterial. Qeveria nga ana tjetër, kundërshtoi pretendimet e ankuesve, duke argumentuar se ato ishin të pabazuara. Në vendim janë bërë publik edhe personat e tjerë të dëmtuar nga Gërdeci që do përfitojnë nga 10 mijë euro. Në vendim thuhet se shteti duhet të dëmshpërblejë kërkuesit brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë.

“Gjykata së pari vëren se shkelja e konstatuar lidhet vetëm me aspektin procedural të nenit 2. Në procedurat e brendshme, disa prej kërkuesve iu dha kompensim për shkak të, ndër të tjera , vuajtjes së tyre për shkak të vdekjes së të afërmit të tyre të ngushtë ose për shkak se ata vetë pësuan lëndime të rënda. Megjithatë, ky kompensim nuk ka të bëjë me dëmin jopasuror për defektet procedurale të konstatuara nga Gjykata dhe për këtë arsye nuk mund të merret parasysh. Gjykata vlerëson se ankuesit kanë pësuar dëme jopasurore, të cilat nuk mund të kompensohen vetëm nga konstatimi i mësipërm i shkeljes, dhe se si rrjedhim duhet të jepet kompensimi. Duke bërë vlerësimin e saj mbi baza të drejta, siç kërkohet nga neni 41 i Konventës, Gjykata i akordon Zamira Durdajt dhe Feruzan Durdajt së bashku 12,000 euro dhe kërkuesve të mbetur nga 10,000 euro secili për dëmin jopasuror, plus çdo taksë që mund të ngarkohet. Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj gjithashtu kërkuan 1,000 euro në lidhje me shpenzimet dhe shpenzimet e bëra para gjykatave vendase dhe 8,300 euro për ato të bëra para Gjykatës. Ankuesit e mbetur pretenduan 1500 euro në lidhje me shpenzimet dhe shpenzimet e bëra para gjykatave vendase dhe 5550 euro për ato të bëra përpara Gjykatës.  Qeveria pretendoi se shumat e kërkuara ishin të tepruara dhe të pabazuara.  Sipas jurisprudencës së Gjykatës, një kërkues ka të drejtën e rimbursimit të kostove dhe shpenzimeve vetëm për aq sa është dëshmuar se këto janë kryer realisht dhe domosdoshmërisht dhe janë të arsyeshme për sa i përket sasisë. Në çështjen konkrete, duke pasur parasysh dokumentet që disponon dhe kriteret e mësipërme, si dhe faktin që të gjithë ankuesit përfaqësoheshin nga i njëjti avokat, Gjykata e konsideron të arsyeshme t’u japë shumën prej 8,000 eurosh së bashku të gjithë ankuesve. mbulimi i kostove sipas të gjitha titujve, plus çdo taksë që mund t’u ngarkohet atyre”, sipas Strasburgut.

Sipas Gjykatës, në momentin e shpërthimit po zhvillohej çmontimi dhe rreth pesëdhjetë punëtorë kishin qenë në zonën kryesore të përpunimit ku kishte rënë zjarri. Punëtorët nuk kishin mundur të shuanin zjarrin për shkak të mungesës së pajisjeve. Në kohën e shpërthimit kishte 1,067,855 ton barut, 286,476 ton lloje të ndryshme lëndësh djegëse dhe 4,365,335 ton gëzhoja TNT. Ky material ishte vendosur në vende të ndryshme i shtrirë pothuajse në të gjithë sipërfaqen e objektit të Gërdecit.

Dëmshpërblehen me 12 mijë euro bashkërisht
Zamira DURDAJ
Feruzan DURDAJ

Dëmshpërblehen me 10 mijë euro
Aishe SELAMI
Pashk KAÇI
Mirela HAZIZAJ
Miselda ZGURI
Medi GOLA
Rabie GËRDECI
Shaban BRAHUSHI
Sabrie PICARI
Dylbere PRINI
Adelina CANI
Meltina HAKA
Bege ALIU
Esmeralda SEFAJ
Roxhens DURDAJ
Alketa HAZIZAJ

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA RRITJA E PAGAVE, TEK MBËSHTETJA PËR GARDËN/ Balla prezanton buxhetin për vitin 2024
Previous article DETAJE NGA DHUNA NDAJ 3-VJEÇARES/ Si e ndërroi dëshminë drejtohesha e kopshtit privat, pasi prindërit panë thyerjen e këmbës

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT