Ndërkohë, një tjetër shok klase me të, Joshua Charo tha se Cruz ishte gjetur me plumba në çantën e shpinës.
“Nuk mund të them se isha i shokuar. Ai dukej që në fytyrë se ishte tipi adapt për të bërë diçka të tillë”, thotë Charo, raporton TCH. Edhe studentë të tjerë ishin të të njëjtit mendim kur u morën në pyetje nga autoritetet. “Të gjithë e kishin parashikuar këtë gjë që ndodhi”, tha një tjetër adoleshent.
Cruz, gjithsesi, ndryshe nga sa ka ndodhur në të tilla raste të së kaluarës, nuk e kishte paralajmëruar policinë për atë që pritej të ndodhte.
“Nuk kemi marrë asnjë paralajmërim. Sigurisht që mund të ketë pasur shenja të qarta të këtij rreziku, por nuk kemi marrë asnjë njoftim, apo telefonatë, se nxënësit ndiheshin të kërcënuar”, tha kryeinspektori i zonës, Robert Runcie.
Sipas disa raportimeve, Cruz i ka thënë familjes së tij se do të qëndronte në shtëpi e nuk do të shkonte në kolegj, sepse ishte dita e Shën Valentinit.


