Mbrëmjen e sotme në qendër të diskutimit në emisionin ‘Repolitix’ është vrasja e trefishtë në Elbasan në datë 29 dhjetor. Viktima të atentatit mafioz mbetën Endrit Alibej, që ishte shënjestra së bashku me dajën e tij, Arben Dylgjeri dhe turkun Erdal Durunay, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Pista ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Itali. Sonte për herë të parë do të zbardhet roli i Endrit Alibejt në trafikun e drogës në Itali në dosjen prej 237 faqesh. Të ftuar në studio janë ekspertë policie dhe gazetari investigativ Artan Hoxha.
Gazetari i Report Tv ka siguruar një foto të kohëve të fundit të Endrit Alibejt, pak ditë para se të ekzekutohej në Elbasan në datë 29 dhjetor të 2018.



