• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASAKRA” E DON BOSKOS/ Zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj: Një i njohur na ofroi punë..
Home
Aktualitet
Kronikë

“MASAKRA” E DON BOSKOS/ Zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj: Një i njohur na ofroi punë..

5 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj, ishte çelës që zbërtheu një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vend, duke përfshirë këtu edhe vrasjen në Don Bosko, ku u ekzekutua Erjon Çela.

Ata treguan se një i njohur i tyre, Kevin Zeneli i ofroi një punë, të porositur nga Kasandër Noga. Atyre i ishte treguar fotografia e Geron Hasanbelliut, i cili duhej të vëzhgohej dhe eliminohej nga vëllezërit Beqiraj.

Vëllezërit deklaruan se dy ditë para vitit të ri u dorëzuan pasi nuk po e gjenin objektivin dhe sipas tyre atentatin e mori përsipër vetë Kevin Zeneli.

Dëshmia: Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasander Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim ta vëzhgonim dhe eliminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021. Dy ditë para vitit të ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot sepse është objektiv i vështire. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Me pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne.

Si ndodhi vrasja?

Saga e vrasjeve në vendin tonë për vitin 2022 nisi më 4 janar, me vrasjen në  Tiranë të Erjon Çelës. 35-vjeçari ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllain, kamarierin dhe një person tjetër kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre. Dyshohet se ishin dy qitës dhe se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit. Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të  Traumës për të dalë jashtë Tiranës. Të plagosurit ishin Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, i cili u lëndua në në fytyrë dhe këmbë; Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, i plagosur në bark e këmbë; Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QEJF O QEJF O QERRATA"/ Reagon këngëtari shqiptar që ishte në listën e MEMEX të publikuar nga hakerat iranianë: Po mendoj të fitoj ndonjë lek me këtë rast
Previous article TAKIMI ME KRYEBASHKIAKUN E SHKODRËS/ Presidenti Begaj: Bashkëpunim politik në nivel lokal, mesazh i bashkimit të forcave

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT