Pritet që Ritvan Zykaj të dalë nesër në orën 10:00 para gjykatës ku do të merret vendimi për vrasjen makabre të tetë të afërmve të tij.
Ndërkohë që pritet dënimi i 24-vjeçarit nga togat e zeza asnjë avokat nuk ka pranuar të marrë përsipër mbrojtjen e kriminelit të të masakrës.
Pavarësisht se qytetarët kërkojnë që vrasësi mizor të dënohet me vdekje një ligj i tillë nuk ekziston në Shqipëri.
Ndërsa sipas burimeve mësohet se Ritvani i kishte kërcënuar disa herë të afërmit e tij.
“Do t’ju bëj hatanë”, ishte shprehur vrasësi i tetëfishtë, por edhe pse askush nuk e kishte marrë për të mirëqenë këtë deklaratë të tijën Ritvan Zykaj mbylli dyert e tre familjeve brenda një dite.


