Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash më parë në Resulaj të Vlorës, ku një 24 vjeçar Ritvan Zykaj, ka qëlluar me kallashnikov mbi disa persona, duke lënë 8 të vdekur dhe 6 të plagosur.
Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se 24 vjeçari ka vrarë njerëz të fisit të tij, dhe jo të një fisi tjetër.
Si ndodhi ngjarja:
Ritvan Zykaj është nisur në drejtim të shtëpisë së gjyshërve, nga ku me breshëri plumbash ka vrare dy te moshuarit. Në ato momente te alarmuar për gjendjen janë vrare po me breshëri plumbash xhaxhai i madh i Zykajt, dhe nusja e tij.
Menjëherë raportohet se në gjaknxehtësi e sipër Ritvan Zykaj ka shkuar në shtëpinë tjetër të xhaxhait të tij të dytë, teksa ka ekzekutuar për vdekje xhaxhain tjetër, nusen e tij, dhe dy fëmijë. Njëri i moshës 14, tjetri i moshës 9 vjeç.
Raportohet gjithashtu që largësia mes banesave të dy xhaxhallarëve është vetëm 30 metra dhe i ndan një gardh i ulët njëra me tjetrën.
/AlpeNews.al



