Detaje të reja kanë dalë mëngjesin e sotëm me publikimin e dosjes së plotë të rastit “Masakra e Selenicës”, nga Gjykata e vlorës.
24 vjeçari, Ritvan Zykaj, mësohet se i ka nisur mesazh të vëllait të tij të madh, teksa fshihej në një zonë rreth 2 kilometra nga banesa e tij në fshatin Resulaj të Selenicës.
Ai i ka shkruajtur veç të tjerave:
Obobo ç’kam bërë.
Ky mesazh ka dalë nga hetimi i Gjykatës, ndërsa bëhet me dije se përveç këtij mesazhi, gjenden edhe disa tabulate të tjera që tregojnë se Hoveljando Zykaj, vëllai i madh i Ritvanit ka tentuar ta shtyjë drejtë dorëzimit vëllain.
Këto të dhëna ka publikuar dosja “Masakra e Selenicës” në Vlorë, ndërsa bëhet me dije se Hoveljando mësohet të jetë ky person këtu.
ALPENews.al është media e parë që publikon foton e vëllait të Ritvanit, i cili duket se është aktiv në rrjetet sociale (ashtu si edhe i vëllai).
Skema lind akoma më tepër pikëpyetje. Nëse është pas atyre mesazheve të “çuditshme” të Ritvanit gjatë mbrëmjes së të premtes vëllai i tij Hoveljando i cili po mundohet të fshihet pas krimit makabër?
Kjo mbetet për t’u sqaruar në vazhdim të dosjes.
/ALPENews.al



