Gjykata ka lënë në burg Lubjana Gjeçajn, 43 vjeçe e arrestuar në zonën e Astirit nga efektivët e AntiTerrorit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
Në dëshminë e saj në polici ajo ka thënë se ishte në dijeni të masës së drejtësisë italiane, por thekson se nuk e ka lejuar shteti italian që ta vuajë dënimin.
“Kam dijeni për dënimin e dhënë ndaj meje në itali. Kam dashur ta vuaj dënimin por smë ka lejuar shteti italian. Do të bëj kërkesë ta vuaj dënimin këtu”, tha ajo në Gjykatë.
43 vjeçarja në vendin fqinj, nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Gjeçaj ishte pjesë e një grupi terrorist të goditur në vitin 2014, të cilët kryenin martesa mes të rinjve dhe më pas i dërgonin ata në Siri për të luftuar si terroristë për ISIS.
Pas një operacioni 8 mujor, karabinierët në Itali prangosë 10 persona, mes tyre 4 italianë, 1 kanadez dhe 5 shqiptarë. Përveç Lubjana Gjeçajt, pjesë e grupit ishte dhe Dritan Gjeçaj bashkëshorti i 43-vjeçares, Baki Çoku, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.
Gjeçaj:



