• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARTESA E DY ANËTAREVE TË LGBT NË BASHKINË TIRANË/ Kisha Katolike: Personi që i celebroi s’është pjesë e jona, ka abuzuar me…
Home
Sociale

MARTESA E DY ANËTAREVE TË LGBT NË BASHKINË TIRANË/ Kisha Katolike: Personi që i celebroi s’është pjesë e jona, ka abuzuar me…

20 May, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Zëdhënësi i konferencës ipeshkvnore të Kishës Katolike të Shqipërisë dom Mark Pashkja, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me martesën e të njëjtës gjini një ditë më parë në bashkinë e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Dom Pashkja tha se kisha katolike është kundër martesave të së njëjtës gjini ndërsa deklaroi se personi që shfaqet me veshjen e një kleriku nuk është pjesë e kishës katolike shqiptare, por ka abuzuar me veshjen.

Deklarata:

Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini.

Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:

a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KIS

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA 100 DERI NË 600 MIJË EURO/ Si bënte pazare ish-deputeti Ndoka me Ervis Martinajn për të vrarë kundërshtarin e tij
Previous article GODITJET E GRUPEVE KRIMINALE NGA SPAK/ ZBARDHEN rolet e 3 efektivëve të policisë, si u shërbenin “kokave” të krimit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT