Dries Martens është duke shkëlqyer në vitin e fundit me fanellën e Napolit
Ka kaluar pak më shumë se një vit që kur Dries martens ka nisur të luaj si sulmues në Napoli, pas lëndimit të qendërsulmuesit, Arkadiusz Milik.
Që nga ajo kohë Martens ka qenë më i miri në Serie A, duke shënuar pafund gola për Napolin.
Sulmuesi belg gjatë kësaj periudhe ka luajtur 51 ndeshje, duke shënuar 41 gola, pothuajse nga një gol për ndeshje.
Ai në ndeshjen e sotme ndaj Sassuolos do të luaj për herë të 200 me skuadrën italiane.


