• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRJA NË PYETJE E GAZETARIT DHE KONTROLLI I BANESËS/ SPAK: Nxori të dhëna të pa dokumentuara, ja çfarë iu sekuestrua
Home
Aktualitet
Kronikë

MARRJA NË PYETJE E GAZETARIT DHE KONTROLLI I BANESËS/ SPAK: Nxori të dhëna të pa dokumentuara, ja çfarë iu sekuestrua

14 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e djeshme SPAK ka marrë në pyetje gazetarin Elton Qyno teksa i ka kontrolluar atij banesën dhe zyrën e tij të punës.

Lidhur me ngjarjen ka patur reagime të shumta nga kolegë gazetar në mbështetje të Qynos ndërkohë që ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka reaguar për mes një deklarate zyrtare duke sqaruar arsyet e marrjes në pyetje.
Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, nga gazetari Qyno, ndër të tjera kanë qenë të dhëna të padokumentuara, që lidheshin me dëshmitë e Nuredin Dumanit.

Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.75 viti 2022 në kuadër të të cilit janë duke u hetuar persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për vepra penale të rënda dhe që kanë sjellë si pasojë vrasjen e disa personave, vepra penale të cilat janë kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

Në datën 10.12.2023 janë konstatuar të botuara në faqen e internetit të medias audiovizive Ora News (oranews.tv), artikuj të shkruara nga gazetari Elton Qyno, që bëjnë fjalë për disa komunikime të kryera nga persona që janë subjekte të hetimeve paraprake. Në datën 11.12.2023 artikujt janë publikuar edhe nga media të tjera.
Në artikujt që janë publikuar nga gazetari Elton Qyno, është konstatuar dukshëm se, teksti dhe përmbajtja e bisedave në këto publikime përmbante disa pjesë të komunikimeve që bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë me disa persona të tjerë (të paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) në platformën e kriptuar SkyECC, që janë objekt i hetimeve paraprake.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUIZI OPINIONIST NË BBV3? Deklarata e Kiarës shton dyshimet
Previous article PISTAT E REJA PËR VRASJEN E LIRIDONËS/ Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë Aktualitet

PROTESTA/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet Aktualitet

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI) Aktualitet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT