• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRJA E PUSHTETIT NGA PD-ja/ Patozi: Rama do të ikë kur të ketë një opozitë reale jo si kjo e Bashës
Home
Shqipëri

MARRJA E PUSHTETIT NGA PD-ja/ Patozi: Rama do të ikë kur të ketë një opozitë reale jo si kjo e Bashës

13 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Ish deputeti i PD Astrit Patozi thotë se nuk e lidh asgjë me partinë e privatizuar të Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Patozi foli dhe pwr qeverisjen e PS ku tha se, Rama do të ikë nga pushteti kur të ketë një opozitë reale, ballore, të sinqertë dhe jo një opozitë të rreme, siç është sot.

“Partia Demokratike ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar dhe misioni im, ajo lëvizje që ju thoni se u shua, ajo kishte një qëllim: t’u provonte demokratëve dhe shoqërisë shqiptare, se Partia Demokratike ose e shfrytëzonte, ose e humbte një mundësi të fundit për t’u rimëkëmbur. 

Basha dhe të tjerë zgjodhën që ta mbajnë peng PD-në. Zgjidhja sipas meje nuk është më te Partia Demokratike. 

S’ka kuptim që ne të zihemi për çelësat e SHQUP-it, që sipas meje janë çelësat e kashtës. 

Nuk ka kuptim që disa demokratë të mërzitur me Lulzim Bashën të marrin tashmë PD-në. Megjithatë, unë zgjidhjen e kërkoj nga shoqëria shqiptare, nga njerëzit që ndihen të djathtë, të mashtruar nga të dyja kampet politike, si nga qeveria, ashtu dhe nga opozita zyrtare, të cilët janë të detyruar të ndërmarrin një reagim, një lëvizje politike që mund ta shkundë sistemin. Unë tek ata e pres dhe jo te Partia Demokratike”, tha Patozi.

Partia Demokratike nuk bën të njëjtën politikë të 20 viteve më parë, jo të njëjtin aksion politik të atyre viteve. Jemi pak orë nga 14 shtatori i 20 viteve më parë, kur pushteti u sulmua me armë, u rrëzua me dhunë dhe sot ju keni një projeksion të ndryshëm, gjykoni më ftohtë. 

Si mund ta përshkruani dhe si e perceptoni 14 shtatorin e vitit 2008? A keni një lloj reflektimi mbi atë ngjarje?

Ai aksion i atëhershëm ishte në kontekst krejt tjetër me atë që flasim apo gjykojmë sot. Të kthehesh 20 vite pas nuk është kaq e lehtë. Mbi të gjitha ishte një reagim ndaj një ngjarjeje shumë të rëndë, që konsiderohet ende si vrasja e shekullit për Shqipërinë. Si i tillë mund të ishte edhe i ekzagjeruar. 

Unë jam i djathtë në gjene dhe në formim, ndaj përjashtoj çdo lloj mënyre revolucionare të marrjes së pushtetit”, tha Patozi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 500 MIJË EURO KANABIS MES KUMBULLAVE/ Si e pësoi 25 vjeçari që... (EMRI)
Previous article PLAS SKANDALI/ “Je një m**”: Mbrojtësi e tepron me fjalët ndaj arbitrit (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT