• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJET E FIRMOSURA/ Vuçiç: Nismën se bëjmë për të zgjidhur problemet dypalëshe. Të tjerët…
Home
Politikë

MARRËVESHJET E FIRMOSURA/ Vuçiç: Nismën se bëjmë për të zgjidhur problemet dypalëshe. Të tjerët…

29 July, 2021 s.autor Politikë

Si një ftesë e hapur për Kosovën përkuan fjalët e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për mediat në Shkup, ku presidenti, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Zoran Zaev, janë mbledhur për të nënshkruar marrëveshjen trepalëshe.

Vuçiç tha se “Minishengeni Ballkanik” do të jetë në të mirë të vendeve të përfshira, për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Ai nënvizoi se nisma nuk ka asnjë kufi ndarëse dhe është e hapur për cilindo që kërkon të bëhet pjesë.

“E shoh që sa herë kurdo që shfaqemi, në një kohë që tre vendet tona kanë mbi 12 milionë qytetarëve, kjo nënvlerësohet. Autokritika e Ramës është ku është Prishtina, unë them ku është Sarajeva. Ne zgjedhim, të gjithë zgjedhin rrugën e tyre. Nëse kishim bërë këtë nismë me Bosnjën dhe Malin e Zi, do të më akuzonin se po bëj Serbinë e madhe. Një gjë e tillë do të thonin edhe nëse një gjë e tillë ndodh edhe mes Shkupit dhe Tiranës.

Asnjë normal s’e artikulon këtë, edhe në epokën e sotme të rrjeteve sociale. Ideja është që të gjithë të marrin pjesë, të jemi të drejtë. Ne po krijojmë këtë si një nismë ekonomike, për qarkullimin e njerëzve, mallrave, e këtë nismë nuk e përdorim për të zgjidhur problemet dypalëshe. Edhe të tjerë të bashkohen në këtë nismë edhe nëse do të kërkonin ndonjë lëshim nga Serbia.

Mos gjejmë justifikime për mos arritjen e marrëveshjes. Ka të tjerë që s’kanë probleme me ne. Bosnja, Mali i Zi. S’kam asnjë ide, se përse ata s’marrin pjesë këtu. Dot ë jetë e vështirë, sepse do të ketë pengesa. Duhet të kemi 0 pritje në kufij, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirisht. Mendoni se kjo bëhet në një ditë? Jo, afatet zgjasin, por kjo do të bëhet e mundur për njerëzit. Të mos presin kur udhëtojnë, ne jemi të hapur për gjithçka. Nuk i them sheqeri është i mirë për trurin, mishi për muskujt, s’do të hash, mos hajde. Ne po bëjmë punën tonë. Na takon të rrisim ekonomitë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Do të jemi të suksesshëm kështu. Po flas si përfaqësues i një vendi që ka tërhequr 60% të investimeve të huaja direkte. Tre vendet tona do të tërheqin më shumë se 80% të investimeve. Kur krijon dasi dhe bën fushatë ndaj tjerë, jo kundër meje, sepse jam mësuar, por kjo fushatë që mund të bëhet edhe kundër Ramës. Ai po bën mirë për vendin e tij. E ardhmja do tregojë se kush ka bërë punë të mirë, për veten, qytetarët dhe vendin e tij”, tha Vuçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRANSFORMIMI..."/ Rama: I gjithë rajoni duhet të jetë një hapësirë pa kufi dhe jam i sigurt se forca e shembullit...
Previous article INVESTIMET NË ZALL-HERR E DERI TEK URA E MËLÇIZËS/ Veliaj: Premtim i mbajtur në kohë rekord...

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT