• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA/ Shqipëria firmos me Ukrainën për pasuritë e sekuestruara
Home
Politikë

MARRËVESHJA/ Shqipëria firmos me Ukrainën për pasuritë e sekuestruara

30 May, 2025 s.autor Politikë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen, Gjurmimin dhe Menaxhimin e Pasurive që Rrjedhin nga Korrupsioni dhe Krime të Tjera (ARMA) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë, ku të dy vendet morën pjesë në Forumin IV Ligjor BE-Partneriteti Lindor, nga Znj. Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, dhe Znj. Olena Duma, Drejtoreshë e ARMA-s, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një platforme të përbashkët për rritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera me ndikim ekonomik.

Dokumenti parashikon bashkëpunim në fusha si:

• shkëmbimi i praktikave më të mira për menaxhimin dhe ripërdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara;

• organizimi i seminareve, webinareve dhe forumeve të përbashkëta;

• krijimi i grupeve të përbashkëta pune dhe projekteve kërkimore;

zhvillimi i marrëdhënieve me organizata ndërkombëtare.

Në deklaratën e saj, Znj. Xhaja theksoi: “Kjo marrëveshje shënon jo vetëm një bashkëpunim teknik, por edhe një angazhim të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në dobi të publikut.”

Nga ana e saj, Znj. Duma vlerësoi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit institucional: “Partneritetet si ky janë thelbësore për të siguruar një qasje të koordinuar dhe efektive ndaj pasurive të paligjshme në nivel ndërkombëtar.”

Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe do të shërbejë si bazë për shkëmbim informacioni dhe zhvillimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta për periudhën në vazhdim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALEANCA PUTIN-KIM NDAJ UKRAINËS/ Zbulohet shkalla marramendëse e furnizimeve ushtarake të Koresë së Veriut për Rusinë
Previous article PROCESI "METAMORFOZA"/ Shtyhet sërish seanca, GJKKO gjobit avokaten e Asmer Bilalit

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT