Pas miratimit në janar të vitit të kaluar, të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, sot pritet të vlerësohet se deri ku është zbatuar ky ligj.
Kështu, gjatë ditës së sotme pritet që të zhvillohet një takim me zv/kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe përfaqësuesve të grupit ndërministror të punës për zbatimin e këtij ligji, ku do të diskutohet pikërisht për zbatimin e ligjit për gjuhët.