• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MARRËVESHJA PËR TEATRIN E RI/ Reagon Adi Krasta: Më fyese është paligjshmëria dhe…
Home
Kulturë
Arkitekture

MARRËVESHJA PËR TEATRIN E RI/ Reagon Adi Krasta: Më fyese është paligjshmëria dhe…

29 June, 2018 g.autor Arkitekture, Art, Kulturë

Në një kohë kur Teatri është drejt shembjes, pasi projektligji nga qeveria është drejt miratimit, reagimet kundër sa vijnë e shtohen.

Mes atyre që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit, është bashkuar dhe gazetari i njohur Adi Krasta.

Ky i fundit më anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se  janë tre gjëra fyese në këtë rast: mungesa e sinqeritet dhe harbutëria e pushtetit, paligjshmëria dhe propagande e neveritshme.

Postimi i plotë

Ne rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetem i saj dhe i Tiranes, bashke me te zellshmit e DEAL – ve, e kane marre vendimin per prishjen e ndertesave se Teatrit Kombetar ( Trashegimi Kulturore), ajo cfare te fyen me shume eshtë:

Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbuteri pushteti e ketij grupimi per te realizuar ate per te cilen tjeterkund e kohe me pare e kane firmosur, ne emer te haraçeve , babezise, delirit apo hakmarrjes e qe pa asnje dyshim nuk lidhet me pervuajtjen e mungeses se nje teatri. Teatri mund te ndertohet i bukur e modern kudo tjeter ku nuk demtohet trashegimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i nje pakice . Shumica qe vendos me vote politike eshte vetshpallur sot si asnjehere edhe si njohese e arkitektures edhe si njohese e urbanistikes edhe si njohese e aktrimit ( sidomos aktrimit ) dhe me arrogancen e padijes vulos dhe cfare eshte vlere e cfare jo per kete vend.

Paligjshmeria apo shembja e paturpshme e cdo ligji qe lejon nje tjeter SHEMBJE. Ate te Trashegimise. Nuk eshte hera e pare. Kete fat pati Stadiumi Qemal Stafa e kete fat (nese cmenden krejt) do kete shume shpejt Muzeu Kombetar e Galeria Kombetare.

Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerine e “ fake neës ” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nena e nga “robtë “

Nje qeveri qe ngriti bunkere betoni si muze ne mes te Tiranes, mund te shnderroje ne muze nje teater kombetar – trashegimi kulturore , ne emer te frymeve qe e mbajten gjalle. Nje qeverie te (pa)pergjegjshme dikush mund t’i kujtoje se Londra eshte e mbushur me ndertesa teatrosh te vjeter qe ndoshta nuk hyne as ne listen e trashegimise se ligjeruar e qe ju bien catite ne mes te shfaqjve e perseri nuk shemben ne emer te rrembimit te territorit. Teatrot e rinj jane ndertuar modeste me perkushtim te sinqerte politikash kulturore e me donacione dashamiresish. Jo poshte kullave e jo brenda tyre

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Provat e lira/ Hamilton “fluturon” edhe në Austri, Vettel i treti
Previous article NEGOCIATAT NË 2019-ën/ Ministri gjerman: Vlerësojeni këtë si një MUNDËSI për...

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT