• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR SISTEMIN ZGJEDHOR/ Bylykbashi: Nuk ka një të tillë, as të hapur dhe as…
Home
Shqipëri

MARRËVESHJA PËR SISTEMIN ZGJEDHOR/ Bylykbashi: Nuk ka një të tillë, as të hapur dhe as…

27 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka vënë pikat mbi “i” duke shuar të gjithë zërat për një marrëveshje të mundshme mes PS dhe PD për reformën zgjedhore.

Në një status në “Facebook” Bylykbashi shkruan se nuk ka asnjë marrëveshje mes dy forcave kryesore dhe se e vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që i takon zgjedhjeve të përgjithshme.

Ai thotë se qeveria është duke u mbytur për shkak të bashkimit me krimin. Deputeti demokrat deklaron se e vetmja mënyrë që çdo reformë zgjedhore të funksionojë është largimi i qeverisë.

STATUSI I BYLYKBASHIT
Sqarim për një lajm fundgushti:‎
Nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur.

Aq më pak sistemi zgjedhor është në diskutim për çështjen e votës së emigrantëve. Sistemet zgjedhore vendosen për të garantuar përfaqësim politik dhe efikasitet në qeverisje dhe jo për të zgjidhur çështje specifike. Vota e emigrantëve do t’i përshtatet sistemit zgjedhor ‎që do të jetë në fuqi në zgjedhjet përkatëse. E vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që i takon zgjedhjeve të përgjithshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të bëhet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019.

As shashkat për sistemin zgjedhor dhe as ato për votën e emigrantëve nuk mund të shërbejnë si kamerdare shpëtimi për një qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush është politikani dhe kush është krimineli. Një qeveri narkosish, që qeveris e ulur në pakot e drogës dhe eurot që ajo prodhon, duhet qëruar sepse përbën rrezik kombëtar! Pa këtë, çdo reformë zgjedhore mbetet thjesht në letër sepse nuk garanton dot zgjedhje që nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i bën fajde as shqiptarëve në Shqipëri dhe as atyre në emigracion!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT NË VLORË/ Pamjet PËRRALLORE që vijnë nga qyteti. Shiu i lë vend perëndimit fantastik (FOTO)
Previous article E QUAJTI PLAKË/ Aurela Gaçe i kthehet keq fanses dhe i tregon gishtin e mesit: Pleqërin tregoja...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT