• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR EMRIN/ Zhvillohet PROTESTA e dytë e Opozitës. Pritet që të…
Home
Rajon

MARRËVESHJA PËR EMRIN/ Zhvillohet PROTESTA e dytë e Opozitës. Pritet që të…

9 July, 2018 g.autor Rajon

Dje u zhvillua marshi i dytë protestues i VMRO DPMNE-së.

Pas Manastirit, opozita vazhdoi protestat në qytetin e Strumicës. Lideri i partisë opozitare, Hristian Mickovski, sikur edhe në Manastir para 20 ditëve, nuk përmendi asgjë lidhur me atë se si do të pozicionohet opozita në referendumin që pritet të mbahet në vjeshte sa i përket marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Megjithatë, risi në fjalimin e tij para qytetarëve të Strumicës ishte kërkesa që të amnistohen të gjithë të akuzuarit për pushtimin me dhunë të Kuvendit më 27 prill. Ndjekjet politike, sipas liderit opozitar, janë bërë që të frikësohet populli ndërsa të akuzuarit kanë qenë paralajmërim për të gjithë të tjerët.

“VMRO DPMNE, vëllezër dhe motra, sot janë pesë deputetë që ngarkohen për diçka që nuk e kanë bërë gjegjësisht ngarkohen për terrorizëm. Asnjëherë mos mendoni se i kam harruar ata vëllezër dhe motrat që tani janë nëpër burgje dhe që janë pjesë e kësaj fushate politike kundër çdo maqedonasi që mendon lirshëm. Për këtë apeloj, nevojitet amnisti për personat e ngjarjeve të 27 prillit, për shkak se patjetër të vazhdojmë përpara. Nuk mund të ecim përpara nëse jetojmë në të kaluarën dhe kjo është ajo për të cilën do të luftojmë”– deklaroi Hristian Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski foli edhe për Marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë. Ai tha se kryeministri Zoran Zaev në intervistat për mediat greke mundohet t’i bindë nacionalistët grekë se marrëveshja është e mirë, ndërsa identiteti është ndjenjë individuale. Sipas Mickoskit, Zaevi është brengosur më shumë për interesat grekë sesa për ato maqedonase. Qeveria ka punuar në lëkundjen e vetëbesimit të maqedonasve.

“Duan të hamendesoni, të jeni të pavendosur, të jeni të nënshtruar, për shkak se kur do t’ju thonë maqedonas të veriut, të thoni mirë. Nuk është mirë, kur mund të jetë ndryshe, ndonëse mundej vëllezër dhe motra dhe doemos është dashur të jetë më ndryshe”– theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, njofton Alsat M.

Mickoski u përqendrua edhe në, siç u shpreh, gjendjen katatrofale ekonomike që pushteti ka dashur ta paraqesë si sukses. Qytetarët qenkan gjithnjë e më të varfër me kuleta boshe, përkundër bindjeve të pushtetit.

Lideri i opozitës e lokalizoi dështimin edhe në bujqësinë. Bëri të ditur se qytetarët që e kanë mbështetur LSDM-në në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk kanë votuar për zero rritje të ekonomisë, dygjuhësi dhe shitjen e emrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAMILJA SHUHET NË AKSIDENT/ Tragjeditë e familjes shqiptare: Para disa kohësh u kishte vdekur edhe...
Previous article Barometri i Ballkanit/ Bizneset shqiptare optimiste për ekonominë, por jo për aktivitetin e tyre

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT