• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR DRITHËRAT/ Rusia dhe Ukraina nuk dakordësohen sërish
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA PËR DRITHËRAT/ Rusia dhe Ukraina nuk dakordësohen sërish

6 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Moska sërish ka kërcënuar se do të largohet nga marrëveshja më 18 maj nëse pengesat që ekzistojnë për transportin e drithërave të saj nuk hiqen.

Megjithatë, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, u tha gazetarëve më 5 maj se inspektimet ditore të anijeve, që ishin autorizuar më herët të transportonin mallra, po vazhdojnë.

Sipas një letre që ka parë Reuters, muajin e kaluar Rusia u tha përfaqësuesve të kësaj qendre koordinuese se nuk do të autorizojë kalimin e asnjë anijeje të re, nëse operatorët nuk garantojnë që transiti do të bëhet deri më 18 maj, “në datën kur pritet të mbyllet” rruga e sigurt për drithërat ukrainase.

Ukraina çdo ditë paraqet listën me anijet e reja që duhet të marrin autorizim për të transportuar mallra. Kur këto anije marrin autorizim, atëherë zyrtarët nga Qendra e Përbashkët Koordinuese i inspektojnë ato në Turqi, përpara se anijet të nisen drejt porteve ukrainase në Detin e Zi për të marrë mallrat dhe për t’u kthyer sërish në ujërat turke, ku iu nënshtrohen një inspektimi tjetër.

Sipas të dhënave të Qendrës së Përbashkët Koordinuese, aktualisht është vetëm një anije që është autorizuar dhe 25 të tjera janë në pritje që të inspektohen dhe që të gjitha gjenden në ujërat turke. Po ashtu janë 13 anije në portet ukrainase, ku pesë ishin nisur transit drejt Ukrainës dhe dy janë duke u kthyer për në Turqi.

Sipas të dhënave, tetë anije janë në pritje që të marrin autorizim.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për drithërat për të lehtësuar krizën botërore ushqimore, që u përkeqësua nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Rusia deri më tani është pajtuar që marrëveshja të zgjatet tri herë dhe OKB-ja është pajtuar që ta ndihmojë Moskën që të hiqen pengesat që ekzistojnë për eksportet e drithërave dhe plehrave artificiale ruse.

Edhe pse eksportet ruse nuk janë pjesë e sanksioneve perëndimore, që u vendosën pas pushtimit të Ukrainës, Moska ka thënë se sanksionet ndaj pagesave dhe logjistikës paraqesin pengesa edhe në eksportet e saj bujqësore.

Moska ka thënë se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen e drithërave pas 18 majit, nëse kërkesat e saj nuk plotësohen./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË BRITANI PËR CEREMONINË/ Begaj takon Mbretin Charles III dhe Princin William
Previous article DETAJET/ Zbardhen tre raste të vjedhjes me dhunë të sendeve me vlerë, një i arrestuar në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT