• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR DEMARKACIONIN/ Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të dielën
Home
Rajon

MARRËVESHJA PËR DEMARKACIONIN/ Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të dielën

16 February, 2018 F.autor Rajon

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të dielën, më 18 shkurt, për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Caktimin e seancës për të dielën e ka vendosur Kryesia e Kuvendit e cila e ka vënë në rend dite këtë pikë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e cila po interpretohet edhe si ankes i marrëveshjes së vitit 2015.

Me marrëveshjen e re ndërmjet presidentëve, është siguruar mbështetja e shumicës së spektrit politik në Kosovë për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare, të vitit 2015. Krahas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, tani këtë marrëveshje po e mbështesin edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përderisa mbetet e paqartë se si do të votojë Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkaq te komunitetet pakicë, marrëveshja besohet se e ka mbështetjen e nevojshme të komuniteteve jo serbe.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.
Përparimet drejt ratifikimit të demarkacionit i ka përshëndetur edhe Bashkimi Evropian, përmes shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Pas një takimi me liderët e partive politike ajo ka potencuar se tani pret që marrëveshja për demarkacionin të ratifikohet shpejt dhe suksesshëm.

“Mezi po presim që shpejt dhe suksesshëm të ratifikohet marrëveshja e diskutuar gjatë për demarkacionin me Malin e Zi, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës më afër mundësisë që të gëzojnë lëvizjen e lirë dhe pa viza”, ka shkruar ajo në faqen zyrtare të BE-së në Kosovë.

Tutje Apostolova ka thënë se mirëpret deklaratën e përbashkët mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë të Austrisë. Kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.

Mungesa e ratifikimit nga Kosova, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerësonte se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Në anën tjetër, Komisioni Evropian i ka vënë kusht Kosovës ratifikimin e demarkacionit për të marrë liberalizimin e vizave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga futbolliste në arbitre, këto janë vajzat seksi shqiptare që guxuan
Previous article Ngjela lëshon BOMBËN: Llalla është fillimi, pas pak ditësh do të eleminohen 50 gjyqtarë e 30 prokurorë

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT