Kryeministri Edi Rama e konsideron një ditë të shënuar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut pas arritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë së re midis Zoran Zaev nga LSDM dhe Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Postimi i Ramës në Twitter:
“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.
Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë.”


