• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA MES SHQIPËRISË DHE ITALISË PËR EMIGRANTËT/ Kurti shpreh shqetësim për respektimin e të drejtave të njeriut
Home
Rajon

MARRËVESHJA MES SHQIPËRISË DHE ITALISË PËR EMIGRANTËT/ Kurti shpreh shqetësim për respektimin e të drejtave të njeriut

22 October, 2024 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se nuk e konsideron zgjidhje përsëritjen e marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë në Ballkan, në mënyrë që të luftohet emigracioni i paligjshëm.

Në një intervistë për Euractiv, kryeministri i Kosovës pohon se kjo mund të ngrejë shqetësime për të drejtat e njeriut.“Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si mund të sigurojmë që të respektohen të drejtat e individëve të burgosur? , tha ai, duke shtuar se qendra të tilla do të rëndojnë ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Kurti pranon se nëse e dikton një situatë emergjente, mund të konsiderohet edhe pranim i përkohshëm i emigrantëve.

“Këtu po flasim për qenie njerëzore, të cilët duhet të trajtohen me kujdes”, u shpreh Kurti.

Artikulli kujton se si pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani dhe rënies së Kabulit nga talebanët në gusht 2021, Kosova – si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – priti disa qindra afganë të evakuuar nga ushtria amerikane, duke i strehuar në bazat e NATO-s.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen, pak ditë më parë la të kuptohej se e sheh si shembull suksesi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, madje në një letër dërguar krerëve të vendeve anëtare u bën thirrje për ta përdorur atë si model për zgjidhjen e krizave të shkaktuara nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm.

Interesim të veçantë për marrëveshjen në shtator shfaqi edhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili gjatë takimit me homologen italiane, Giorgia Meloni, tha se marrëveshja që do të shqyrtojë disa nga kërkesat për azil të emigrantëve të shpëtuar në det duke u përpjekur të arrijnë në tokë italiane. ka marrë vëmendjen e Londrës zyrtare, e cila do të presë të shohë rezultatet e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VROJTIMI I BANKËS SË SHQIPËRISË/ Shtrëngohen kushtet e dhënies së kredisë për qytetarët
Previous article "DIELLI I JETËS SIME..."/ Geraldina feston sot ditëlindjen, Elia prek me dedikimin

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT