• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA ME SERBINË/ Thaçi: Forca e Sigurisë së shpejti me mandat të ri
Home
Rajon

MARRËVESHJA ME SERBINË/ Thaçi: Forca e Sigurisë së shpejti me mandat të ri

4 October, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë në “Ditën e Gjermanisë”, ndërsa gjatë këtij takimi theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të marrin mandatin e ri.

Thaçi po ashtu theksoi se duan ta bëjnë marrëveshjen historike me Serbinë, që duhet të sjellë njohjen reciproke dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve, si dy shtete fqinje.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të marrin mandatin e ri të tyre.

 Natyrisht, gjithmonë duhet ta kujtojmë se këto forca janë bërë në partneritet me Paktin NATO dhe kështu do të jetë gjithmonë. 

Ne duam ta bëjmë marrëveshjen historike me Serbinë, që duhet të sjellë njohjen reciproke dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes nesh, si dy shtete fqinje. 

Ne nuk pranojmë asgjë më pak se njohjen formale nga Serbia.

Njohja reciproke Kosovë-Serbi hap rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, për të dy vendet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Dështimi i arritjes së marrëveshjes dhe mungesa e njohjes reciproke, sipas presidentit Thaçi, nënkupton status-quo dhe vazhdim të konfliktit të ngrirë.

Presidenti Thaçi ka thënë se për realizimin e këtyre qëllimeve të rëndësishme, ka përkrahjen e shtetit mik të Gjermanisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA MARRËVESHJE"/ E zbulon ministri belg: Ja dënimi që SAFET BAJRI do të kryejë në Shqipëri
Previous article E PAZAKONTË/ Futbollisti i NJOHUR lë futbollin, për të shitur FSHESA ME KURENT

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT