Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se progres raporti i këtij viti ishte raporti më i mirë që Komisioni Europian ka përgatitur sa i përket zgjedhjeve.
Ndërsa u ndal tek marrëveshjet me Kosovën dhe Malin e Zi, Balla falënderoi Partinë Demokratike që i ka mbështetur këto marrëveshje.
“Komisioni i Integrimit Europian ka shqyrtuar edhe marrëveshjen dhe Kosovë dhe marrëveshjen me Malin e ZI në kuadër të zbatimit të projekteve IPA 2. Afati i ratifikimit të tij ka qenë fundi i këtij vitit dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë që i ka sjellë me vonesë. Unë falënderoj grupin Parlamentar të PD për të mbështetur marrëveshje të këtij lloji. Do kërkoja që në agjendën e sotme të përfshihej edhe marrëveshja për Malin e Zi. Po ashtu do kërkoja që kërkesa për informacion të vijë brenda afatit. E kam propozuar i pari pas ardhjes së progres raportit që Kuvendi të zhvillojë një nocion me debat lidhur me gjetjen e progres raportit dhe vazhdoj të insistojë që progres raporti i këtij viti ishte më i miri. Sot ne kalojmë një marrëveshje shumë të mirë dhe efektive me Kosovës dhe gjej rastin ta përshëndes këtë marrëveshje”, ka thënë më tej Balla.


