• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja Kosovë-Serbi, me fuqi detyruese
Home
Rajon

Marrëveshja Kosovë-Serbi, me fuqi detyruese

3 May, 2018 k.autor Rajon

Autoritetet në Kosovë dhe në Serbi, tashmë janë të vetëdijshme se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve do të duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike ndërkombëtare.

Ndonëse, sipas tyre, deri te arritja e një marrëveshjeje të tillë, palët ende do të bisedojnë, megjithatë, autoritetet e Kosovës duhet të jenë të vëmendshme se si do t’i qasen.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja vendet, nënkupton që praktikat e deritashme nga dialogu i Brukselit, ku zbatimet e marrëveshjeve të arritura janë zvarritur ose nuk janë zbatuar fare pa ndonjë sanksion, do të braktisen.

“Tani, synohet që të ndërpritet kjo praktikë dhe të bëhet një kuadër tjetër i dialogut dhe marrëveshjes, e cila do të ketë fuqi detyruese. Kur thuhet ‘fuqi detyruese juridikisht për palët’, nënkupton që do të ketë një mekanizëm zbatues dhe do të ketë garantues që do të kenë levë ndikimi, përkatësisht, mund të zbatojnë ligjërisht sanksione ndaj palëve që nuk i vënë në jetë dispozitat e marrëveshjes së tillë përfundimtare”, tha profesor Hasani.

Profesori tjetër i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja ligjërisht e obligueshme nënkupton nënshkrimin e një traktati ose marrëveshjeje që përcakton konturat e raporteve ndërmjet dy subjekteve në të ardhmen.

Një marrëveshje e tillë, sipas tij, do të ishte përfundim i një procesi të dialogut, rezultatet e të cilit përfshihen në një dokument, ku të dyja palët zotohen se dispozitat e dala do të kenë natyrë obliguese. Si rrjedhojë, siç thotë profesor Hoti, kjo do të nënkuptonte njohjen reciproke të vendeve, të paktën ‘de facto’, sepse traktati, marrëveshja apo konventa, nënkuptohet si mekanizëm, përmes të cilit komunikohet në të drejtën ndërkombëtare, ndërmjet shteteve të pavarura.

“Me këtë, të dy vendet marrin mbi vete që të respektojnë njëra-tjetrën dhe të promovojnë parimet e paqes, prosperitetit dhe fqinjësisë së mirë. Garant i zbatimit të kësaj marrëveshje, zakonisht janë organizatat ndërkombëtare ose në rastin konkret, meqë dialogu po mbështetet nga Bashkimi Evropian – dhe në këtë dritë, ne kemi edhe një argument më tepër që Serbia dhe Kosova dëshirojnë apo kanë ambicie që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian – pra, BE-ja mbetet garant i zbatimit të kësaj marrëveshje”, tha profesor Hoti.

Por, profesor Hasani, shpreh mendimin se është vështirë e besueshme që vetëm Bashkimi Evropian mund të jetë garantues ekskluziv i një marrëveshjeje juridikisht obliguese ndaj palëve.

Sipas tij, përderisa Bashkimi Evropian ka më shumë ndikim mbi Serbinë, ngjashëm nuk ndodhë me Kosovën, për shkak se siç thotë ai, ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Kosovën është vendimtar.

Garantuesit e këtij procesi, sipas profesor Hasanit, duhet të jenë gjithëpërfshirës.

Në anën tjetër, siç thotë ai, pala e Kosovës duhet të jetë mjaft e kujdesshme se si i qaset arritjes së kësaj marrëveshjeje. Përvojat e deritashme në arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, siç janë: ajo për Demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshjet e arritura në Bruksel, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ose për gjykatat në veri, siç thotë ai, kanë treguar se pala e Kosovës nuk ka qenë profesionalisht e përgatitur për të definuar kuptimin e shprehjeve në dokumentet e marrëveshjeve përkatëse.

“Gjykuar nga përvoja, në këto raste konkrete, kam përshtypjen që pala jonë nuk ka qenë në nivel të detyrës. Potencialisht mund të jenë të mashtruar sërish, për çështjet bazike, sepse dokumenti juridikisht i obligueshëm ndërtohet nga politika dhe projektimi i forcës politike. Por, gjuha e atij dokumenti mund të interpretohet vetëm përmes parametrave juridik”, tha profesor Hasani.

Edhe profesor Hoti, shpreh mendimin qe pala e Kosovës duhet të jetë skajshmërisht e kujdesshme në arritjen e një marrëveshje juridikisht obliguese më Serbinë, sepse përmbajtja e marrëveshjes do të reflektojë tërësisht prezantimin e Kosovës në të ardhmen.

“Formulimet ose dispozitat që do të përfshihen në këtë marrëveshje, duhet të reflektojnë: sovranitet, integritet territorial dhe funksionalitet të një shteti në vete dhe të pavarur. Kjo nënkupton, në radhë të parë, në masën absolute, shmangie të dispozitave, të cilat kanë dykuptimësi, të cilat mund të interpretohen, në fazat e mëvonshme, sipas tekeve të palëve. Kjo do të sillte probleme në mes palëve dhe pse jo, ndoshta edhe të hapen probleme tjera, për t’u interpretuar qoftë nga OKB-ja, nga ndonjë gjykatë apo të ngjashme”, tha Hoti.

Arritja e një marrëveshje juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përveç zgjidhjes së problemeve ndërmjet dy vendeve, do ta lehtësonte edhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Ky i fundit, edhe më herët e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë bartjen apo importimin brenda vetes të konflikteve apo krizave midis vendeve dhe ka kërkuar që mosmarrëveshjet apo konfliktet, këto vende t’i zgjidhin para anëtarësimit të tyre në BE.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zero investitorë të rinj të huaj në 5 vite/ OECD: Shqipëria vendi më pak konkurrues në rajon
Previous article Transformohet Miriam Cani, bën ndryshimin që nuk kishte guxuar asnjëherë më parë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT