• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/  Hahn: Ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor
Home
Rajon

MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Hahn: Ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

31 August, 2018 k.autor Rajon

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, ka thënë sot se çfarëdo zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.
Ndërkohë sa i përket progresit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është shumë herët te flitet për detajet.

Këtë deklaratë Hahn e ka bërë përpara takimin jo formal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Vjenë të Austrisë.

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet nga liderët e të dyja vendeve. Progres është bërë, por është shumë herët të diskutohet për detajet. Por është e qartë që çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor” ka thënë Hahn para gazetarëve, raporton Gazeta Express.

Ndryshe Thaçi dhe Vuçiq si ide për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar shkëmbimin e kufijve ndërmjet dy vendeve, gjë që është parë si jashtëzakonisht e rrezikshme për ri ndezjen e konflikteve në Ballkan.

Ndërkohë ka dy ditë që edhe Thaçi edhe Vuçiq po e shmangin përmendjen e kësaj ideje. Gjatë një bisede të djeshme me ndihmës sekretarin amerikan Wes Mitchell, asnjëri nga dy presidentët nuk e kishin përmendur shkëmbimin e territoreve si ide.
Opozita kosovare e ka kundërshtuar ashpër këtë ide, dhe pritet që të organizojë edhe protesta me 7 shtator, ditë kjo kur Thaçi do të udhëtojë për takimin e radhës me Vuçiqin në Bruksel, e ku pritet që të prezantohet dhe marrëveshja ndërmjet dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI JETËN NË SPITALIN E DURRËSIT/ Reagojnë Mjekët: Tentuam ta rikthenim në jetë por ishte rëndë
Previous article TAKIMI ME BASHKIAKËT PËR TURIZMIN/ Rama-Kryetarëve: Reflektoni për punën tuaj. Mund edhe të mos jeni në lista

k.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT