• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARREVESHJA/ Ja katër çështjet kyçe të fazës finale të negociatave të BREXIT
Home
Nderkombetare

MARREVESHJA/ Ja katër çështjet kyçe të fazës finale të negociatave të BREXIT

14 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Londra dhe Bruksel nuk kanë qenë kurrë kaq pranë finalizimit të negociatave të Brexit, por të dyja palët i druhen një dështimi në pjesën e fundit dhe më të rëndësishme të sprovës, përpara samitit europian që pritet të nisë të mërkurën në mbrëmje në Bruksel, raportojn ata.

Ndërkohë, negociatat po vazhdojnë “ditë e natë” sipas një diplomati europian, për të kapërcyer pengesat e fundit, veçanërisht zgjidhjen e çështjes delikate të kufirit irlandez.

-Çfarë lloj marrëveshjeje?

Pjesa më e madhe e negociatave kanë të bëjnë me organizimin e një shkëputjeje “të rregullt”, me prishjen e lidhjeve të vendosura prej më shumë se 40 vitesh të anëtarësimit të Britanisë së Madhe.

Këto çështje duhet të zgjdhjen në traktatin e largimit, rast i paprecedentë në historinë e BE-së, që duhet të përfundohet sa më shpejt që të jetë e mundur për t’i dhënë kohë parlamenteve europianë dhe britanikë për ta ratifikuar deri në fund të marsit.

-Deri në ç’pikë paraqiten negociatat?

“Pjesa më e madhe e marrëveshjes së tërheqjes nga 80 deri në 85% është objekt i një dakortësie dypalëshe”, pohoi të mërkurën kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

Të dyja palët kanë rënë dakord tashmë mbi të drejtat e emigrantëve në të dy anët e La Manshit pas Brexit. Ata gjithashtu përcaktuan thelbin e “rregullores financiare” të divorcit, e shprehur më konkretisht të dhjetëra miliarda eurove që do të duhet të paguajë Londra në adresë të BE-së.

– Cili është problemi me Irlandën?

Të dy palët ranë dakord për të shmangur rikthimin e një kufiri fizik midis provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, për të mbrojtur marrëveshjet e së ”Premtes së Shenjtë” që i dha fund tre dekada tensione.

-Çfarë zgjidhje?

Nga pala europiane, negociatorët po përpiqen të “çdramatizojnë” “backstop” (frenimin) për të hequr dyshimet dhe frikërat e qeverisë britanike dhe partisë së vogël unioniste të Irlandës së Veriut DUP, e nevojshme për të patur shumicën në parlament.

Michel Barnier siguroi se pjesa më e madhe e kontrolleve mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe mund të bëhet “në bordin e trageteve dhe anijeve kontejnerë mbajtëse” si dhe në “ambjentet e bizneseve”.

Sipas shtypit britanik, një ide tjetër në tryezë do të ishte zgjatja e periudhës së tranzicionit post-Brexit përtej dhjetorit 2020.

Kjo do të ofronte më shumë kohë për të negociuar marrëdhëniet e ardhshme midis BE-së dhe Londrës, duke hequr kështu mundësinë e zbatimit të ”backstop-it” (frenimit) … por që rrezikon të krijojë pakënaqësinë e mbështetësve pro një shkëputjeje të shpejtë të Britanisë së Madhe me BE-në.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Befason JUVENTUS, gati të “rrëmbejë” SUPER lojtarin e Man UNITED
Previous article TEKSA TË GJITHË FLASIN PËR NDARJE/ Kejsi i bën Stresit dedikimin super romantik (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT