• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E STAMBOLLIT/ Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA E STAMBOLLIT/ Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

23 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia dhe Ukraina e kanë nisur këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia, duke i këmbyer qindra ushtarë dhe civilë në një proces që pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, thanë të premten zyrtarët e të dyja vendeve.

“Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi.  Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar”   tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në Telegram.

Zelensky tha se janë këmbyer 390 persona nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë më 24 dhe 25 maj.  Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në këtë numër përfshiheshin 270 robër lufte dhe 120 civilë.

Ministria ruse deklaroi se 120 rusët që po kthehen në Rusi përfshijnë edhe banorë të rajonit të Kurskut, të cilin Ukraina e kishte pushtuar në gushtin e kaluar.

Këmbimi i 1.000 personave nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës.Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ukraina dhe Rusia sapo kishin përfunduar një shkëmbim të madh të burgosurish.

“Një shkëmbim i madh i të burgosurve sapo ka përfunduar midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të premten.

Të enjten, Zelensky tha se marrëveshja për një këmbim të burgosurish “1.000 për 1.000” ishte “ndoshta rezultati i vetëm real” i një takimi 90-minutësh në Stamboll më 16 maj.

Ai ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë për paqe midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë që nga fillimi i pushtimit të potë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Zelensky tha se palët kishin këmbyer lista të të burgosurve që mund të përfshiheshin në marrëveshje.  Rusia nuk i ka pranuar thirrjet nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për një armëpushim 30-ditor dhe nuk është caktuar asnjë takim i ri.

Rusia dhe Ukraina kanë kryer disa shkëmbime të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TARE NËNSHKRUAN ME MILANIN/ Palët gjejnë gjuhën e përbashkët
Previous article "LE TË JETË SHEMBULL..."/ Bardhi shpërthen ndaj Elvis Pupës

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT