• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E OPOZITËS/ Veliaj: Shqiptarët duan një alternativë serioze, jo fosilet e para 30 viteve që morën vendin në qafë
Home
Politikë

MARRËVESHJA E OPOZITËS/ Veliaj: Shqiptarët duan një alternativë serioze, jo fosilet e para 30 viteve që morën vendin në qafë

1 March, 2021 F.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur groteske marrëveshjen e firmosur sot nga Kryemadhi dhe Basha. Në një intervistë për Top Talk, Veliaj tha se opozita, ndonëse nga njëra anë çirret kundër kullave, në anën tjetër zgjodhi pikërisht një kullë për të “celebruar” koalicionin e saj.

“M’u duk groteske që marrëveshja u nënshkrua në një kullë, ndërkohë që kanë kaq kohë që flasin kundër kullave. Ishte fundi i një grotesku të madh! Megjithatë, duhet ta vlerësoj faktin se ishte hera e parë që i shohim bashkë në një nga kullat e Tiranës, jo për të djegur pemë, semaforë, për të thyer pemë, për të vjedhur kapakë pusetash, për t’u zënë me këndet e lojërave, apo për të bllokuar Pazarin e Ri, ishte pak më paqësore,” ironizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se pakti opozitar i ngjante më shumë shumë Covid party sesa një marrëveshjeje me një program të qartë, ku prioritetet e ardhshme të jenë rindërtimi dhe pandemia.

“Flasin për rindërtimin, ndërkohë që jo vetëm kanë shpenzuar financat e tyre për të sponsorizuar liket në Facebook dhe Instagram, por s’kanë dhënë akoma një pako ushqimore, apo të ndihmojnë me një nga vilat e tyre, që i shtuan gjatë kohës së tërmetit. Për sa i përket pandemisë, e patë që vetëm

Luli ishte me maskë, të gjithë të tjerët praktikisht e shkatërruan programin e tyre për të luftuar pandeminë një minutë pasi e firmosën. Ishte më shumë një Covid Party”, vijoi ai.

Veliaj gjithashtu tha se shqiptarët duan një alternativë serioze. “Ai bashkim i fosileve të opozitës, njerëz që kanë që nga viti ’91-’92, duke filluar që me Sali Berishën dhe Ilir Metën, kanë qenë kryeministra, kanë qenë presidentë dhe po u thonë shqiptarëve na lini të kthehemi për herë të tretë, të katërt në vitin e 30-të të ekzistencës së tyre politike,” e përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Shqipëria, vila që fiton
Previous article PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Rekord i zi në muajin shkurt, ja sa shqiptarë u infektuan dhe humbën jetën nga COVID

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT