• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E KUFIJVE/ Diplomati amerikan Kyle Scott: Kosova mund të shkojë shpejt në zgjedhje
Home
Rajon

MARRËVESHJA E KUFIJVE/ Diplomati amerikan Kyle Scott: Kosova mund të shkojë shpejt në zgjedhje

23 September, 2018 Isa.Autor Rajon

Nuk do të ishte punë me mend afatizimi i negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, të paktën derisa nuk kemi diçka të prekshme me të cilën kjo punë do të mund të përmbyllej.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve FoNet, deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Kyle Scott, i cili konsideron se, duke pasur parasysh dinamikën globale të vitit të ardhshëm, “ky është një rast i mrekullueshëm që të arrihet përparim dhe kjo s’duhet lëshuar”.

Diplomati amerikan ka precizuar se në mot do të mbahen zgjedhje për Parlamentin Evropian, “ndërsa ka mundësi që zgjedhje të ketë edhe në Kosovë dhe Serbi”.

– Gjendja në këtë rajon është gjithmonë e ndërlikuar”, ka vlerësuar Scotti duke e quajtur përparim faktin se “dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nga faza paraprake teknike ka kaluar në një fazë të re, tepër të ndërlikuar, në të cilën flitet për një marrëveshje më të gjerë gjithëpërfshirëse.

Së këndejmi, shtoi ai, nuk mund të pajtohet me vlerësimet se negociatat kanë ngecur.

Scott thotë se SHBA-të nuk janë drejtpërdrejt të inkuadruara në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, porse “me rëndësi është që të përqendrohemi në marrëveshjen dhe zgjidhjet gjithëpërfshirëse”.

“Ka ide, disa janë të suksesshme, disa jo, e sipas mendimit tonë, është me rëndësi t’u jepet mundësi dhe hapësirë liderëve të Serbisë e të Kosovës që të bisedojnë, të jenë fleksibilë dhe kreativë dhe të arrijnë te zgjidhja e qëndrueshme, që do të mund të zbatohet dhe që do të jetë e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve”, tha ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË PANDALSHËM/ PSG fiton 3-1: Shkruan historinë me përmbysje
Previous article EKSKLUZIVE/ Vangjel ZGURO: Kukësi pretendent për TITULL, respekt për KAMZËN, por...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë Rajon

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT