• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja e detit me Greqinë/ Meta intervistë për “To Vima”, tregon sërish ‘vijat e kuqe’
Home
Shqipëri

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Meta intervistë për “To Vima”, tregon sërish ‘vijat e kuqe’

18 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe qëndrimin e tij për dhënien e plotfuqishmërisë qeverisë shqiptare për negociatat. Në një intervistë më median greke “To Vima”, kreu i shtetit shqiptar ka vënë theksin tek arritja e një marrëveshje bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij i ka përcaktuar “vijat e kuqe”.

 

Pyetja: Gjatë muajve të fundit, Athina dhe Tirana janë angazhuar në një dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe. Një nga çështjet më të ndjeshme ka të bëjë me “Marrëveshjen në Zonat Detare”, nënshkruar nga të dy vendet në vitin 2009, por gjykuar jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Kohët e fundit, ju nuk deshët t’i jepni autorizimin Ministrit të Jashtëm Bushati për të vazhduar me negociatat për një marrëveshje të re me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Pse e bëtë këtë?

Përgjigja e Metës: Së pari, në çdo rast e kam theksuar faktin se marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë me rëndësi të madhe dhe strategjike. Gjithmonë kam dashur të shoh një dialog të hapur dhe të bazuar në vullnetin reciprok pozitiv për të diskutuar të gjitha çështjet me interes. Kjo axhendë nuk vjen nga një planet tjetër, as nuk na imponohet, por përfshin çështje, disa të trashëguara nga e kaluara dhe të tjera nga e tashmja, të cilat janë të një interesi të përbashkët dhe shqetësojnë popujt tanë. Unë e mirëpres faktin që ka një qëllim të mirë për t’u ulur dhe për të diskutuar të gjitha këto çështje, me shpresë se ato janë adresuar në mënyrën më efikase.

Së dyti, të dyja, Shqipëria dhe Greqia janë reciprokisht të interesuara që të kenë një marrëveshje me të cilën ato mund të kufizojnë zonat e tyre detare përkatëse. Është me rëndësi vitale që të dyja palët të hyjnë në këtë proces negociatash me një mision të qartë: të arrijnë një marrëveshje që është ligjërisht e saktë, praktikisht e zbatueshme dhe përfundimisht e parevokueshme.

Në këtë kontekst, të dy vendet janë gjithashtu të vetëdijshme se ndërsa jemi palë në Konventën e Ligjit të Deteve, ne gjithashtu duhet t’i përmbahemi dispozitave ligjore vendase që kushtëzojnë negociatat e ardhshme për një marrëveshje të re.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese jo vetëm që arsyeton se pse marrëveshja e vjetër është e papranueshme nga ana kushtetuese, por harton gjithashtu një udhërrëfyes për një marrëveshje të negociuar në të ardhmen.

Është një udhërrëfyes shumë gjithëpërfshirës që përcakton qartë institucionet, hapat, procedurat dhe metodologjinë që mund të përdoren kur një marrëveshje e re të negociohet.

As mua, as Presidenti i Republikës, as ndonjë institucion tjetër nuk mund të veprojë ndryshe, por në këto linja.

Nëse ndonjë nga këto elemente të anashkalohet, injorohet, evitohet, shmanget ose ndryshohet nga ndonjë institucion para ose gjatë negociatave, do të përbënte një shkelje të Kushtetutës. Në të njëjtën kohë, çdo marrëveshje e re që nuk respekton këto “vija të kuqe” mund të dërgohet përsëri në Gjykatën Kushtetuese, ku vendimi i vitit 2010 përbën një “ligj kushtetues” të pakthyeshëm.

Së treti, ju siguroj ju dhe lexuesit tuaj se partitë shqiptare, duke përfshirë Presidentin e Republikës dhe institucionet e tjera shtetërore, do të angazhohen në këtë dialog dhe negociata me vendosmëri dhe sinqeritetin e duhur për të arritur një marrëveshje të re dhe përfundimtare.

Unë kam qenë plotësisht transparent me institucionet shqiptare, aktorët politikë dhe opinionin publik, në interesin më të mirë të vendit që të ketë një marrëveshje të duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një tjetër mandat 5-vjeçar/ Li Keqiang rizgjidhet Kryeministër i Kinës
Previous article Pa Suarez dhe Busquets, Barça synon ta vazhdojë ecurinë pa humbje në La Liga

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT