• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja e detit, DETAJET E TAKIMIT/ Rama i shkoi në zyrë, çfarë i kërkoi presidentit Meta
Home
Shqipëri

Marrëveshja e detit, DETAJET E TAKIMIT/ Rama i shkoi në zyrë, çfarë i kërkoi presidentit Meta

14 June, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka pritur në një takim në mbrëmje në Presidencë Kryeministrin Edi Rama. Takimi mes drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar është zhvilluar në një kohë që vendi pret një vendim për çeljen e negociatave dhe po finalizon një marrëveshje me Greqinë.

Burime të “Panorama” në Presidencë sqarojnë se kreu i qeverisë ka informuar Presidentin e Republikës në lidhje me ecurinë e negociatave me Greqinë dhe hapat që janë hedhur.

Sipas të njëjtave burime, Rama i ka kërkuar kreut të shtetit plotfuqishmërinë për të përmbyllur marrëveshjen e nisur me Greqinë, pasi duket se të dy shtetet kanë gjetur dakordësinë për të gjitha çështjet. Grupet negociatore, që nga koha kur u mandatuan nga qeveria shqiptare dhe ajo greke, kanë nisur negociatat dhe dokumentimin e marrëveshjes.

Si afat përfundimtar për finalizimin e kësaj marrëveshjeje është vendosur muaji qershor, ndaj edhe Kryeministri ka kërkuar plotfuqishmërinë nga kreu i shtetit. Ende mbetet i paqartë qëndrimi që do të mbajë Presidenti Meta, por burime të “Panorama“, sqarojnë se është kërkuar disa ditë kohë që kreu i shtetit të njihet me marrëveshjen.

Finalizimi i marrëveshjes me Greqinë do të korrespondojë edhe me marrjen e një përgjigjeje nga Bashkimi Europian në lidhje me çeljen e negociatave.

Pala greke ka premtuar se vendimi i saj do të jetë pozitiv për Shqipërinë, duke votuar pro çeljes së negociatave. Të njëjtat burime theksojnë se në takimin mes Kryeministrit Rama dhe kreut të shtetit, Ilir Meta, ka qenë edhe çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Disa ditë më parë, qeveria nxori një projektligj për të negociuar me një firmë për prishjen e teatrit dhe për ndërtimin e një teatri të ri, përfshirë edhe zhvillimin e zonës përreth. Kreu i shtetit disa javë më parë zhvilloi edhe takime me një përfaqësi të artistëve, të cilëve i premtoi se do të jetë në krah për të gjithë shqetësimin që kanë.

Takimi i Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama ka ndodhur jashtë vëmendjes së mediave. Një takim mes dy drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar kishte muaj që nuk zhvillohej. Hera e fundit që Meta priti në Presidencë Kryeministrin Rama ishte gjatë kohës kur qeveria shqiptare priste autorizimin për të nisur negociatat me Greqinë./PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Amerika u zhgënjye sërish”, Erdogan mesazh NATO-s: Pse nuk i thoni Greqisë që…
Previous article Mënyra se si rrini kapur për dore me partnerin! Ja se cilat janë sekretet që me siguri nuk i dinit...

Redaktor2

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT