• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA?/ “Betohet” Basha: S’ka për të pasur më asnjë negociatë me Ramën
Home
Politikë

MARRËVESHJA?/ “Betohet” Basha: S’ka për të pasur më asnjë negociatë me Ramën

27 September, 2018 Isa.Autor Politikë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 se nuk do të ketë më asnjë negociatë me Edi Ramën.

Nisur nga analiza e Andi Bushatit se vettingu në politikë mund të jetë një shtrirje dore ndaj Ramës, Basha tha se nuk do ketë më negociata, raporton “BalkanWeb”. Nga ana tjetër analisti Bushati tha se nuk është i besueshëm pasi kështu ka deklaruar edhe më parë.

Andi Bushati: Nuk duhet.  Kjo e vettingut të politikanëve është një flluskë sapuni. Ose është një qasje naive ose një shtrirje dore për një marrëveshje të dytë me Ramën. Ajo që ju thoni dekriminalizmi, qe një dështim. Ju fituat dekriminalizmin, Rama fitoi zgjedhjet. Bëri një truk dhe solli një tjetër lloj krimineli në parlament.

Prandaj çështja kryesore këtu do punojmë për të përmirësuar Edi Ramën, apo për të shporrur Edi Ramën. Ju jeni tek iluzioni që duhet të pastroni Edi Ramën, Ka marrë fund kjo histori. Jeni në barrikadën, do e flakni tej apo doni lëmoshë nga Edi Rama, doni tavolinë me Ramën?

Lulzim Basha: Kjo që shtron Bushati na çon në marsh të pestë tek procesi. Ajo që flisnim është përmbajtja. A duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin nga institucionet? Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën.

Andi Bushati: Nuk je i besueshëm. Se këtu në këtë studio thatë që nuk hyhet në zgjedhje me Edi Ramën.

Lulzim Basha: Më latë vetëm ju. Kam bërë betejën 180 ditë.

Ju duhet të ndani shumë gjëra, që ka rëndësi t’i kuptoni. Nëse doni të largojmë Ramën dhe të vijë një tjetër Ramë që të bëjë dhe km dhe shoqërinë civile, atëherë nuk do ndryshojmë asgjë.

Ne si opozitë nuk jemi këtu vetëm për të larguar Ramën por të mos vijë një tjetër Ramë. Duam të ndryshojmë sistemin.

Andi Bushati: Është propagandë. Do hysh e do dalësh katastrofë në zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA E FUSHË-KRUJËS/ Grida Duma: Urdhër mbrojtje vajzës, të arrestohet autori
Previous article "NËNA MË E LUMTUR NË BOTË"/ Adelina Tahiri po kalon kohët më të bukura

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT