• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëdhëniet Uashington-Ankara pas largimit të Tillerson
Home
Nderkombetare

Marrëdhëniet Uashington-Ankara pas largimit të Tillerson

15 March, 2018 luljetaautor Botë, Nderkombetare

 

Shkarkimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson rrezikon të ndërlikojë më tej përpjekjet për të zgjidhur krizën lidhur me Turqinë, një aleat kryesor i Amerikës në NATO.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu paralajmëroi se shkarkimi i zotit Tillerson ka gjasa të vonojë takimin e planifikuar për të hënën mes dy diplomatëve.

Më parë Cavusoglu e kishte përshkruar takimin si një hap kyç për zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me përkrahjen që i jep Uashingtoni grupeve paraushtarake kurde në Siri, të njohura si YPG, në kuadër të luftës kundër ISIS. Ankaraja e konsideron YPG si grup terrorist që ka lidhje me kryengritësit kurdë brenda vendit.

Mospajtimet kanë helmuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërkohë që Ankaraja ka kërcënuar se do të angazhohet në ballafaqim direkt me YPG në qytetin sirian të Manbixhit, ku forcat amerikane janë dislokuar bashkë me grupime të YPG-së.

Sipas analistëve, Tillersoni kishte punuar shumë për të shmangur ballafaqime acaruese mes dy vendeve, përfshirë një takim tre orë e gjysmë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe zotin Cavusoglu në janar.

“Kemi punuar me Tillersonin në një moment kur marrëdhëniet ishin në pikë kritike,” tha të mërkurën Cavusoglu. “Kemi vazhduar komunikimin edhe gjatë momenteve më të vështira”.

“Pikësëpari, Ankaraja dhe sidomos ministri i jashtëm Cavusoglu, po humbasin një bashkëbisedues me të cilin duket se shkojnë mjaft mirë,” tha komentatori politik Semih Idiz që shkruan për faqen elektronike Al Monitor. “Zgjedhja e Mike Pompeos zgjon shumë pyetje në Ankara”. Presidenti Donald Trump njoftoi se po e zëvendëson Tillersonin me kreun e CIA-s Mike Pompeo. Në një postim në Twitter një ditë pas grushtit të dështuar të shtetit në 2016 në Ankara, Pompeo iu referua Erdoganit si kreu i një diktature totalitare islamike.

Kryeministri turk Binali Yildirim u përpoq të mos i kushtonte rëndësi zgjedhjes së Pompeos, i cili duhet të marrë më parë konfirmimin në Senat.
“Pavarësisht kush emërohet, Turqia ka një qëndrim të qartë. Nuk ka rëndësi për ne se çfarë mendon sekreari i ri i shtetit për Turqinë,” tha Yıldırım.

Analistët nënvizojnë se Ankaraja ka të ngjarë të jetë më e shqetësuar për qëndrimin e Pompeos ndaj YPG.

“Pompeo mund të mbajë qëndrim më të ashpër. Ai mund të jetë më pranë qëndrimit të Pentagonit për të mbështetur YPG kundër çdo sulmi, nga kushdo, ku përfshihet edhe Turqia. Prandaj në Ankara ekziston shqetësimi se Pompeo mund të jetë më në vijë me qëndrimin ushtarak se sa me atë diplomatik,” thotë Idiz.

Burime presidenciale e diplomatike turke shpesh fajësojnë mbështetjen e fortë që Pentagoni i jep YPG-së si burim i shumë problemeve në marrëdhëniet dypalëshe.

Por analistë të tjerë vënë në dukje se marrëdhëniet amerikano-turke në të ardhmen do të varen nga synimet diplomatike të sekretarit të ri të shtetit.
“Pompeo ka të kaluar ushtarake. Ai ka të ngjarë të mbajë qëndrim më të palëkundur se Tillersoni. Do të varet nëse ky qëndrim është në interes të Turqisë apo jo,” thotë said Aydin Selcen, ish-diplomat i lartë turk që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan.

Selcen shton: “Dallimi do të shihet në përparësitë diplomatike të Amerikës dhe nëse ndër to futet edhe Turqia. Nëse do të ketë divergjenca reale mes SHBA dhe Iranit në rajon?”

Shumë veta mendojnë se Pompeo do të mbajë qëndrim të ashpër ndaj Iranit, një ndër faktorët që përmendi Presidenti Trump kur njoftoi emërimin e tij. Nëse Uashingtoni do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Teheranit, do të jetë në interes të amerikanëve të përmirësojnë marrëdhëniet me Ankaranë.

“SHBA ka nevojë për Turqinë për të realizuar ambicjet amerikane në rajon. Në radhë të parë si do të arrijmë të kontrollojmë veprimet iraniane?” pyet Soil Ozel, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin Kadir Has në Stamboll.

Turqia është një ndër partnerët kryesorë tregtarë të Iranit dhe ka vijë kufitare me Sirinë dhe Irakun. Teherani po përpiqet të zgjerojë influencën. Me vendndodhjen strategjike që ka, Ankaraja mund të jetë partnere strategjike për Amerikën përballë ambicjeve të Iranit për zgjerim influence. Por Pompeo mund të mos gjejë tek Ankaraja partnere të gatshme për një politikë të re agresive kundër Teheranit.

“Mendoj se Ankaraja do të dojë të ruajë marrëdhëniet që ka me Iranin, edhe nëse Amerika i bën presion për të ndryshuar qëndrim,” tha Idiz. “Mos të harrojmë se në të kaluarën Ankaraja rrallë herë ka ndjekur shembullin e Perëndimit kur është fjala tek Irani, sidomos lidhur me sanksionet”.

Analistët kujtojnë vendimin e gjyqit në një gjykatë të Nju Jorkut që e shpalli fajtor një financier turk se kishte shkelur sanksionet amerikane ndaj Iranit. Ata thonë se kjo është dëshmi e qëndrimit krejt të ndryshëm dhe të pavarur që mban Ankaraja ndaj Teheranit. Prokurorët thanë se në këtë afere ishin implikuar edhe ish-zyrtarë turq që kishin lidhje me Presidentin Erdogan. Kjo çështje është një tjetër pikë fërkimi në marrëdhëniet dypalëshe dhe Ankaraja ka reaguar duke thënë se vendimi ishte i motivuar politikisht.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re, ja ndryshimet
Previous article Përdor të parën shampon apo balsamin? Paskemi vepruar gjithë jetën gabim

luljetaautor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT