• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHËNIET PRISHTINË-BEOGRAD/ Stoltenberg: Fushata ajrore e vitit 1999 nuk ishte kundër popullit serb
Home
Rajon

MARRËDHËNIET PRISHTINË-BEOGRAD/ Stoltenberg: Fushata ajrore e vitit 1999 nuk ishte kundër popullit serb

8 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën se aleanca mbështetë plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe bisedimet ndërmjet tyre janë rruga më e mirë për një zgjidhje, që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Ai i bëri këto komente në një paraqitje të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në hapje të stërvitjeve të emergjencave civile në qytetin e Mlladenovcit, rreth 50 kilometra larg Beogradit.

Stërvitjet me emrin “Serbia 2018”, organizohen bashkërisht nga NATO-ja, Qendra Evropiane për Bashkërendimin e veprimtarive në raste emergjencash dhe ministria e Brendshme e Serbisë.

Sekretari Stoltenberg tha se këto stërvitje nuk janë ushtarake. Në to po marrin pjesë 2 mijë shërbyes nga 38 vende dhe sipas sekretarit të NATO-s, janë stërvitjet më të madhe të këtij lloji dhe hera e parë që mbahen në Serbi.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por një nga pak vendet e Ballkanit që nuk janë anëtare të aleancës së NATO-s, e cila është shumë jopopullore ndër serbët që nga fushata e bombardimeve të vitit 1999, që dëboi forcat serbe jashtë Kosovës.

Sekretari Stoltenberg tha se e kupton që NATO-ja është e diskutueshme në Serbi.

“Kujtimet e fushatës ajrore të vitit 1999 janë ende të dhimbshme për shumëkënd. Posaçërisht për ata që kanë humbur më të dashurit. Fushata nuk ishte kundër popullit serb. Ishte për të mbrojtur civilët në rajonin më të gjerë. Çdo jetë e pafajshme e humbur ishte një tragjedi për të cilën me të vërtetë më vjen keq. Unë u ofroj ngushëllimet e mia familjeve dhe të gjithë atyre që humbën të dashurit në të dy anët e konfliktit. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën. Por ne mund të lëvizim përtej saj”, tha ai.

Në vitin 2006, Serbia, e cila ka zgjedhur neutralitetin ushtarak, u bashkua në programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n dhe në vitin 2015, nënshkroi Planin Individual të Veprimit të Partneritetit – shkalla më e lartë e bashkëpunimit midis aleancës dhe një vendi që nuk synon të anëtarësohet.

Serbia gjithashtu ruan lidhjet e ngushta ushtarake me Rusinë, aleaten e saj tradicionale ortodokse dhe sllave edhe për shkak të qëndrimit të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Sekretari Stolteberg tha se NATO-ja e respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë por e vlerëson partneritetin e saj.

Disa mijëra trupa të NATO-s vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse në Kosovë dhe sekretari Stoltenberg tha se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri për të gjitha komunitetet.

“NATO-ja mbështetë plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Bisedimet Beograd – Prishtinë janë platforma më e mirë për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Bisedimet janë thelbësore për qëndrueshmërinë në rajon”, tha ai.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian. Por, bartësit e këtyre bisedimeve pohojnë se një marrëveshje normalizimi duket ende e largët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SULMUAN "INSTAGRAMIN"/ Feron e gjen "belaja": Duan të më dëmtojnë (FOTO)
Previous article E PAPRITUR/ “Tërmet” nga Gjermania: BAYERN kërkon akordin me trajnerin kampion të Europës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT