• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHËNIET POLITIKE SHQIPËRI-GREQI/ Politikanët grekë: Me rëndësi anëtarësimi i Shqipërisë në BE
Home
Politikë

MARRËDHËNIET POLITIKE SHQIPËRI-GREQI/ Politikanët grekë: Me rëndësi anëtarësimi i Shqipërisë në BE

18 August, 2024 s.autor Politikë

Megjithëse në marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Greqisë ka pasur momente tensioni me deklarata dhe kundër deklarata, sidomos pas muajit maj të vitit 2023, në dy javët e fundit po jepen sinjale të normalizimit të situatës.

Politikanë dhe të zgjedhur vendorë nga Greqia, duke folur për Radio Televizionin Shqiptar, theksojnë se midis popullit grek dhe popullit shqiptar asnjëherë nuk ka pasur problem.

Maria Qefalla, është Deputete në Parlamentin Grek e zgjedhur me Partinë në pushtet Demokracia e Re në Rajonin e Janinës. Ka qenë edhe Zëvendës Ministre në Ministrinë e Mirëkuptimit Shoqëror dhe të Familjes në një nga qeveritë e mëparshme të Kryeministrit, Qirjakos Micotaqis.

“Mund të them që popujt nuk kanë çfarë të ndajnë. Ata jetojnë në harmoni dhe këtë e vë re veçanërisht në rajonin e Janinës. Greqia ka mbështetur vazhdimisht rrugën evropiane e Shqipërisë, por duke respektuar të drejtat e njeriut dhe të minoritetit”, u shpreh deputetja e parlament grek, Maria Qefalla.

Kryetari i Bashkisë së Pogonit në Rajonin e Janinës, Kostandinos Kapsalis, prej tre dekadash bashkëpunon me njësitë vendore në jug të vendit tonë dhe ka shumë njohje me banorë të Bashkisë Dropull.

“Marrëdhëniet e Dropullit dhe fshatrave minoritare në zonën time janë më të mirat dhe kështu duhet të jetë me të gjitha palët. Të gjitha problemet e krijuara në të shkuarën do të zgjidhen përfundimisht me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky është objektivi i Shqipërisë dhe Greqisë”, u shpreh kryetari i Bashkisë Pogon, Kostandinos Kapsalis.

Aktualisht, në Greqi janë rreth 280 mijë shtetas shqiptarë me të drejtë vote.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GJYQTARES NË TIRANË/ Fadil Kasemi kërkon të rrëzojë burgun përjetë në Gjykatën e Lartë
Previous article TRAGJIKE/ Po bënin manovra në det, dy Jet Ski u përplasën në plazhin e Velipojës, humb jetën 19 vjeçari italian

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT