• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI/ Ambasadori Delawie: Nuk do jeni pjesë e NATO-s pa normalizuar…
Home
Rajon

MARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI/ Ambasadori Delawie: Nuk do jeni pjesë e NATO-s pa normalizuar…

29 June, 2018 g.autor Rajon

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i porositi liderët vendorë, që të bashkohen rreth dialogut me Serbinë, në mënyrë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Në pritjen tradicionale të organizuar sonte nga Ambasada amerikane për të shënuar Pavarësinë e SHBA-ve, ambasadori u kërkoi institucioneve vendore që ta luftojnë korrupsionin, në mënyrë që të krijohet një ambient i duhur për biznesin.

“Hap pas hapi, Kosova po ndërton një shoqëri multietnike, përparimtare me një ekonomi të fuqishme. Si në çdo demokraci edhe puna juaj duhet të vazhdojë. Nelson Mandela njëherë ka thënë ‘pas ngjitjes së një kodre të madhe ka mjaft kodra të tjera për t’iu ngjitur’. Pra edhe Kosova ka mjaft kodra të mëdha për t’iu ngjitur, është dialogu me Serbinë. Kosova duhet t’i tejkalojë dallimet me Serbinë dhe të arrijë një marrëveshje finale me të”, tha ai.

Delawie tha se Republika e Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë e rënduar nga shenja e asteriksit, që ka penguar ndërkombëtarisht, dhe siç tha ai për këtë arsye “ju jeni duke e paguar çmimin. Për këtë arsye bizneset ndërkombëtare ju quajnë servis politik”.

“Ky çmim është një sfidë drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s pa arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pasojat e kësaj janë të paarritshme. Prandaj kjo është që Kosova është e shënuar në yllin, asteriksin. Nuk ka asgjë tjetër përveç se të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë”, tha ai dhe porositi liderët vendor që në diskutim duhet të tregojnë lidership të vërtetë, që ta gjejnë mënyrën për t’i realizuar qëllimet dhe për të përgatitur rrugën drejt BE-së.

“Në të njëjtën kohë është edhe një kodër tjetër për Kosovën për t’u ngjitur, luftimi i korrupsionit. Zyrtarët publik kanë përgjegjësi që t’i vënë interesat e shtetit dhe kjo vlen për të gjithë zyrtarët publik, policët, zyrtarët e gjykatave, gjykatësit, prokurorët, që të ketë një luftë sistematike kundër korrupsionit, sepse është thelbësore për qëllimet që dëshiron t’i realizojë Kosova”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se arsimi, energjia dhe siguria në Kosovë dhe një ambient transparent biznesor, janë thelbësore ku të rinjtë të besojnë se mund të bëjnë diçka nga vetja e tyre në shtetin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Festa e AMBASADËS AMERIKANE/ Vlahutin "harron" diplomacinë e kërcen me ritmet MUZIKËS (VIDEO)
Previous article Eliminimi në Botëror bëhet çështje politike/ Ekstremistët kërkojnë një Gjermani "puro"

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT