• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHËNIET KORE E VERIUT-SHBA/ “Ngecin” bisedimet mes dy shteteve
Home
Nderkombetare

MARRËDHËNIET KORE E VERIUT-SHBA/ “Ngecin” bisedimet mes dy shteteve

29 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Rrjeti CNN dhe gazeta “Washington Post” njoftojnë se javën a kaluar, Koreja e Veriut i dërgoi një letër Shteteve të Bashkuara, ku i paralajmëronte se bisedimet për çnuklearizimin janë “në rrezik dhe mund të dështojnë”. Sipas këtyre njoftimeve, retorika e ashpër në letër, bëri që Presidenti Donald Trump ta anulonte menjëherë një udhëtim të planifikuar për në Phenian nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, vetëm disa orë para nisjes, të premten e kaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Departmentin e Shtetit Cindy Saine, na njeh më me hollësi:

Mendohej që ky do të ishte udhëtimi i katërt i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në Korenë e Veriut. Por Presidenti Donald Trump e ndali atë përmes një tweet-i dhe akuzoi Kinën se nuk ka ndihmuar sa duhet në bisedimet e çnuklearizimit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert, nuk pranoi të shprehej lidhur me ekzistencën e një letre nga Koreja e Veriut, ku thuhet se zoti Trump paralajmërohet se bisedimet rrezikojnë të dështojnë.

Në vend të kësaj, zëdhënësja dha arsyen e anulimit të menjëhershëm:

“I gjithë ekipi i sigurisë kombëtare diskutoi për këtë çështje dhe ata gjykuan se tani nuk është koha e përshtatshme për të shkuar në Phenian. Presidenti ishte dakord me këtë dhe pikërisht atëhere ai mori vendimin të publikonte disa twite, përmes të cilave e njoftonte këtë vendim.”

Ambassadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley, tha se mundet që Koreja e Veriut ka ndryshuar mendje lidhur me çnuklearizimin, por shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë mendje për sanksionet.

“Është pozitiv fakti që ne kemi në fuqi sanksione, të cilat në fakt bllokojnë 90 për qind të tregtisë së tyre dhe 30 për qind të naftës. Ne po i mbajmë në fuqi ato, që Phaniani të ketë ende nevojë për ndihma financiare, për të cilat janë duke u lutur,”– tha zonja Haley.

Sekretari Mbrotjes Jim Mattis tha se ai po punon me Sekretarin Pompeo për rifillimin e manovrave të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

“Siç e dini, ne e ndërmorën hapin për pezullimin e disa prej manovrave më të mëdha, si një masë e besimit të mirë, pas Takimit të Singaporit. Tani nuk kemi plane për ndalimin e manovrave të ardhshme,”– tha zoti Mattis.

Senatori Ben Cardin i tha Zërit të Amerikës se ai mbështet takimin e zotit Trump me Kim Jong Un-in, por jo ndërprerjen e manovrave të përbashkëta ushtarake.

“Unë mendoj se ndërprerja e manovrave ushtarake ishte një vendim i gabuar. Unë isha kundër. Takimin e mbështeta, sepse mendoj se diplomacia ka kuptim. Por mendoj se Koresë së Veriut nuk i duhen bërë lëshime, pa patur rezultate të konkrete,”– tha senatori Cardin.

Ndërsa duket se bisedimet kanë ngecur, nuk është e qartë se kur do të mund të shihen imazhet e një tjetër takimi të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOMER SIMPSON LAKURIQ DHE "SKELETI"/ 20 rastet ku Rama bëri zhurmë me KRAVATAT (FOTO)
Previous article TAKIMI PËR TURIZMIN/ Biznesmeni: Të prisja më sportiv pasi takove Ronaldon. Rama: Nuk jemi këtu për...

k.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT