Një nga personat e ndaluar lidhur me vrasjen e Dëfrim Kasmit, Mario Meshini ka dëshmuar në polici detaje nga atentati i së hënës në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.
Në dëshminë e tij, Mario Meshini ka treguar detajet që ka mundur të vërë re në lidhje me autorët.
“Me Devi kasmin na bashkonte pasioni për palestrën. Vrasësi ka qenë mbi 180 cm i gjatë dhe me shumë mjekër. Ka pasur në kokë një kapuç të zi dhe të palosur te balli. Drejtuesin e motorit me të cilin u larguan autorët nuk e pashë”, rrëfen ai.


