Pas vdekjes së kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo ka reaguar moderatorja e emisionit “C’est La Vie” Marina Vjollca në të cilin Lalo ishte pjesë e jurisë.
“Miq te dashur, me hidherim te thelle mesuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer.
Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i “C’est la vie”.
Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne per njeriun e paperseritshem te muzikes shqiptare.
U prehte ne paqe!,”-përfundon Marina në rrjete sociale.
Lalo ndërroi jetë gjatë mbrëmjes së sotme si pasojë e një ataku kardiak, ndërkohë që në Klan po transmetohej spektakli në të cilin ai ishte pjesë e jurisë “C’est la Vie”.
Pikërisht sot në transmetin “live” Marina shpërtheu ndaj kritikëve duke thënë:
“Duke dëgjuar kohët e fundit komentet e njerëzve, shpeshherë edhe disa media kanë akuzuar me pa të drejtë që “C’est la vie” s’është live, por “C’est la vie” është live nga fillimi dhe deri në fund”, -u shpreh Marina Vjollca.
“Live 100%”, shtoi Altini, anëtari i jurisë.



