• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARCO ALBERTI EMËROHET AMBASADOR I RI I SHQIPËRISË NË SHQIPËRI/ Fabrizio Bucci ikën nga Tirana në Gjermani
Home
Politikë

MARCO ALBERTI EMËROHET AMBASADOR I RI I SHQIPËRISË NË SHQIPËRI/ Fabrizio Bucci ikën nga Tirana në Gjermani

20 January, 2025 s.autor Politikë

Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri i cili pason diplomatin Fabrizio Bucci, të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Italisë përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

Ndërsa uroi ambasadorin e ri për detyrën, Ministria konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postim.

Ndërkohë, Bucci është emëruar ambasador i Italisë në Gjermani.

Kush është Marco Alberti?

Marco Alberti është diplomuar me rezultate të larta për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Bolonjës, në vitin 1997. Në vitin 2000, Alberti është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm Kombëtar të Italisë.

Si diplomat karriere ka shërbyer në Buenos Aires dhe Nju Jork, i fokusuar te diplomacia tregtare. Pas një eksperience profesionale në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në vitin 2012 Marco Alberti ka punuar për Enel spa, kompania më e madhe në botë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër.

Nga 1 shtatori 2021, ka shërbyer si Ambasador i Italisë në Kazakistan. Flet anglisht dhe spanjisht. Marco Alberti është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VULLNET POLITIK PËR TË AVANCUAR..."/ Peleshi: Përtej kursit pengues të opozitës, Kuvendi u ka hapur rrugë proceseve të rëndësishme
Previous article KUVEND/ Spiropali: Shqipëria ka nevojë për votat e tyre! Sa më shumë të marrin pjesë aq më mirë

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT