Ka përfunduar në kryeqytet “Maratona e Tiranës”, e cila ka startuar që në orën 09:00. Në këtë maratonë morën pjesë rreth 5 mijë garues nga rreth 40 shtete të ndrysheme të botës.
Në fund triumfi shkoi për garuesit nga Kenia.
Ky është viti i tretë që Tirana e mirëpret zhvillimin e këtij garimi. Për zhvillimin e saj është bllokuar lëvizja në disa rrugë kryesore të qytetit që prej orës 05:00. E ndërsa ky bllokim do të vazhdojë deri në orën 14:00.











