Legjenda argjentinase, Diego Maradona ka deklaruar se do të dëshironte që çmimin “The Best” t’ia dhuronte Leo Messit e jo Cristiano Ronaldos
FIFA mbrëmë ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, ku çmimin kryesor e fitoi Cristiano Ronaldo, si lojtari më i mirë në botë.
Këtë çmim portugezit ia dorwzoi legjenda Diego Maradona, i cili e pranoi se do të dëshironte që këtë çmim t’ia ndante Leo Messit.
“Më dhemb në shpirt që mu desh të ia jap çmimin Ronaldos e jo Messit”, tha Maradona për TyCsports. /alpenews.al/


