• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONIA PRET NDRYSHIMIN NGA ZGJEDHJET NË BULLGARI/ Zaev: Atëherë zhbllokohet vendimi për BE
Home
Rajon

MAQEDONIA PRET NDRYSHIMIN NGA ZGJEDHJET NË BULLGARI/ Zaev: Atëherë zhbllokohet vendimi për BE

11 July, 2021 s.autor Rajon

Maqedonia e Veriut pret ndryshim në politikën e Sofjes pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Bullgari.

Në nëntor të vitit të kaluar, Bullgaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropan, ka përdorur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Sofja kërkon fillimisht zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën maqedonase, identitetin dhe aspekte të tjera historike, me pretendimet se ato kanë prejardhje bullgare. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se pavarësisht qëndrimit të fortë të zyrtarëve bullgarë, pret ndryshim të politikës së tyre kundrejt Maqedonisë së Veriut.

“Këtë herë presim që nga zgjedhjet të dalë një Parlament funksional dhe Qeveri politike për marrjen e dritës jeshile, pra për zhbllokimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së. Personalisht, mendoj se i kam adresuar të gjitha çështjet e rëndësishme në bisedimet dypalëshe më 17 qershor, kur e vizitova Bullgarinë. Mbetet të zgjidhet Parlamenti bullgar, që të ketë shpresë se do të merret një vendim për zhbllokimin e procesit integrues”, ka deklaruar Zaev. Por, presidenti bullgar, Rumen Radev, ka thënë të dielën se zgjidhja e kontestit varet nga Maqedonia e Veriut.

“Ne presim që miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut, udhëheqësia më e lartë e këtij vendi ta heqë vetë bllokadën. Ajo nuk është e jona, ne presim rezultate reale dhe të qëndrueshme, të lexohen kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të ndryshojnë librat shkollorë. Këtë e presim tani e katër vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2017…”, ka deklaruar Radev. VMRO DPMNE-ja, partia kryesore opozitare maqedonase, refuzon çdo kompromis me Bullgarinë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, ndërsa kërkon që “vijat e kuqe” të zyrtarizohen me një rezolutë që ka paraqitur për votim në Kuvend.

“Duhet të presim dhe të shohim se cilat do të jenë rezultatet në Bullgari. Kërkojmë sa më shpejt të votohet rezoluta e propozuar nga VMRO-DPMNE-ja në Parlament, sepse do të na vendosë në rrugën e duhur, d.m.th. do t’i përcaktojë postulatet e duhura për funksionimin e mëtejshëm të politikës sonë të jashtme”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski. Sondazhet e opinionit, që janë publikuar para zgjedhjeve në Bullgari, fitues të zgjedhjeve kanë nxjerrë partinë “Ka një popull të tillë”, të udhëhequr nga një drejtues emisionesh televizive, Slavi Trifonov. Në raport me Maqedoninë e Veriut, ai udhëheq një politikë edhe më të fortë se partia GERB e ish-kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKRAH PERSONALITETEVE TË FEDERATËS/ Presidenti i Italisë tërheq vëmendjen në shkallët e "Wembley" (FOTO)
Previous article NË HAPAT E BABAIT/ Ami zbulon rolin e Joelit në serialin e ri të Ermal Mamaqit

s.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT