• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Maqedonia nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me 17 vende të NATO-s
Home
Rajon

Maqedonia nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me 17 vende të NATO-s

12 July, 2018 k.autor Rajon

Në selinë e NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me të cilën Maqedonia bashkohet në Iniciativën për municion për luftë tokësore “Smart Defence”.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë, Shekerinska nënshkroi Memorandumin për mirëkuptim së bashku me 17 ministra të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe me homologun e saj nga Finlanda, vend partner i NATO-s.

Nga atje thonë se përveç Belgjikës, si lider në këtë iniciativë, në mesin e nënshkruesve të memorandumit janë Gjermania, Franca, Danimarka, Spanja, Norvegjia, Austria, ndërsa nga rajoni Sllovenia dhe Mali i Zi.

“Memorandumi i mirëkuptimit krijon një kuadër që siguron grupimin e planeve kombëtare afatshkurte dhe afatgjate për furnizimin e municioneve për luftë tokësore. Kjo do të thotë se duke punuar së bashku shtetet anëtare të kësaj iniciative do të marrin municion me çmime më të ulëta, do të harmonizojnë furnizimet dhe do të zbatojnë zgjidhjet e përbashkëta të akumulimit në një afat të gjatë”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Po ashtu thuhet se kjo iniciativë ofron një ndërveprim më të mirë të njësive të deklaruara të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), veçanërisht grupit të Batalionit të Këmbësorëve. Ministria e Mbrojtjes thotë se anëtarësimi në këtë iniciativë nuk ka pretendime financiare.

Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev nga dje qëndron në Bruksel, në kuadër të Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s, që po mbahet në Bruksel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Japoni rritet në 195
Previous article TË SHTRIRË NË TOKË DHE TË DEMORALIZUAR/ Fansat e Anglisë "terrorizojnë" policinë. Gati duke u vetëvrarë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT