• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI/ Zaev: Votimi më 30 shtator është referendum për forcimin e pavarësisë së…
Home
Rajon

MAQEDONI/ Zaev: Votimi më 30 shtator është referendum për forcimin e pavarësisë së…

31 August, 2018 k.autor Rajon

Para mbështetësve të pranishëm në Klubin e deputetëve në Shkup, kryeministri i Maqedonisë Zioran Zaev tha se “vetëm referendumi për pavarësi prej para 27 viteve mund të krahasohet me sfidën me të cilën ballafaqohemi sot”.

“Ajo për të cilën jam i bindur dhe e cila më impresionon në veçanti është ajo që, si edhe në vitin 1991, ky referendum për të ardhmen e Maqedonisë do të realizohet me konsensus ashtu siç ndodhi edhe me referendumin e pavarësisë. Qytetarët do të jenë bashkë për Maqedoni evropiane. Është koha që Republika e Maqedonisë të ecë edhe më shpejtë në rrugën e vërtetë, rrugë e cila është në diskurset e përditshme të politikës dhe polemikave të nxehta në shoqërinë tonë”, theksoi Zaev.

Ai shtoi se para vetes, vendi ka një ngjarje me përmasa historike që do të ndikojë në vitet që vijnë, ndërsa theksoi se e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme se të gjitha partitë politike.

“Unë jam i bindur që edhe VMRO-DPMNE-ja e cila është përkahëse tashmë një kohë të gjatë e integrimit tonë në BE dhe NATO ka shkaqe të fuqishme që të përfshihet. E di që edhe VMRO-DPMNE-ja është për Maqedoni evropiane, ashtu siç e di se nuk pajtohen me marrëveshjen e arritur me Greqinë. Na kritikoni për marrëveshjen me Greqinë, por mos e lëshoni këtë mundësi që vendi ynë të bëhet anëtar në NATO dhe BE. Kjo mundësi nuk përsëritet. Ne mund të kemi dallime politike dhe të vazhdojmë me betejat tona të përditshme politike”, ka porositur Zaev.

Ai paralajmëroi se me fushatën do të informohen qytetarët për përfitimet nga integrimi në BE dhe NATO, dhe do t’iu sqarohet se marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është marrëveshje për të ardhmen e Maqedonisë.

“E ardhmja e sigurt nuk vjen lehtë dhe aq thjeshtë. Askush nuk mund ta mohoj se patjetër e kishim të bëjmë kompromis. Kjo është e dhimbshme dhe e kuptoj dhe njëjtë e ndjej, por në themelet e çdo kompromisi qëndron progresi, lëvizja nga pika e vdekur. Por, kur nesër në Maqedoni evropiane do t’i shikojmë në sy fëmijët tanë, do ta kuptojmë rëndësinë e atij kompromisi”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se në koalicionin që do të udhëheqë fushatën “Dil PËR Maqedoni evropiane”, janë të unifikuar qindra subjekte dhe presin që ai numër të rritet.

Zaev mes tjerash ka theksuar se përfitimet nga anëtarësimi në NATO do t’i ndjejë çdo familje, dhe se nga viti i ardhshëm 50 milionë euro do të shkojnë për bujqësi, arsim dhe investim në inovacione.

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së Ali Ahmeti porositi se referendumi është deklarim për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe një shoqërie më demokratike me sundim të plotë të ligjit dhe luftës së pakompromistë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Qytetarët dhe forcat progresive në vend tashmë janë të bindur që integrimi në NATO dhe në BE sjell paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, barazi dhe marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, mirëqenie shoqërore dhe zhvillim ekonomik. Me këtë rast, unë ftoj edhe opozitën që t’i bashkëngjitet suksesit të përbashkët sepse nga rreshtimi i vendit tonë në Bruksel përfiton shteti dhe qytetarët, përfiton edhe opozita. Gjithashtu ftoj edhe të gjithë ata që akoma hamenden dhe i kalkulojnë pozitat e tyre për nevoja të politikave ditore që ta tejkalojnë vetën dhe të rreshtohen me forcat progresive në vend”, ka thënë më tej Ahmeti.

Sipas tij, tani është koha për lidership, guxim dhe vizion politik dhe jo për kalkulime apo hezitime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kanye West i përlotur kërkon ndjesë për komentet mbi skllavërinë
Previous article TRAGJIKE NË VLORË/ VDES në plazh 63 vjeçari. Policia DYSHON se ka patur...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT